BallinaLajmePse duhet ti këndohet Bilall Kasamit ndër ballkon të Komunës së Tetovës?

Pse duhet ti këndohet Bilall Kasamit ndër ballkon të Komunës së Tetovës?

www.telegrami.mk

Tetova nuk ka nevojë për justifikime, por për përgjegjësi politike

Pesë vite në krye të Komunës së Tetovës do të duhej të ishin të mjaftueshme që qytetarët të shihnin rezultate konkrete, e jo arsyetime të pafundme. Problemet e trashëguara mund të shërbejnë si shpjegim për muajt e parë të qeverisjes, por jo si alibi pas pesë vitesh pushtet.

Sot në Tetovë po flitet për centralizim të vendimmarrjes, për ndikime partiake në administratë, për emërime në institucione publike, për çështje të pronës komunale, për ujësjellësin, për ndërmarrjet publike dhe për shumë dilema që kërkojnë transparencë të plotë para qytetarëve. Kur pyetjet shtohen, ndërsa përgjigjet mungojnë, përgjegjësia politike bëhet e pashmangshme.

Një nga temat më të ndjeshme mbetet edhe çështja e emërtimit të rrugëve. Nëse kjo ishte prioritet politik, pse Komuna nuk e procedoi me kohë kërkesën në institucionet qendrore? Pse nuk u testua vullneti politik i partnerëve qeverisës në periudha të ndryshme BDI të provohej? Sot është e lehtë të kërkohen fajtorët te të tjerët, por qytetarët kanë të drejtë të pyesin se çfarë është bërë konkretisht nga ata që kanë pasur mandatin dhe kompetencat.

Tetova nuk është pronë e asnjë partie, as e asnjë grupi njerëzish. Komuna u takon qytetarëve. Askush nuk duhet të vendosë se kush ka të drejtë të dëgjohet e kush jo, kush mund të takojë kryetarin e kush duhet të mbetet pas dyerve të administratës.

Koha e propagandës po mbaron. Po afrohet koha e bilancit politik. Dhe kur vjen dita e bilancit, qytetarët nuk pyesin për arsyetime, por për rezultate.KOHA PËR TË KËNDUAR NDËR BALLKON TË KOMUNËS KA ARDHUR …www.telegrami.mk

==========================================

P.S.Muhabete tetovarçe… Shumëçka e grumbulluar me 5 vite të tëra në udhëheqje të Komunës së Tetovës plus të trashëguara dhe kur Adnan Azizi dhe tajfa e tij luajnë rolin e privatizimit të komunës së Tetovës bile vendosin edhe kush do pranohet për takim të qytetarëve me Kryetarin Bilall Kasami në Komunë apo jo , te ditët e pranimit.Nuk do e përmendim në këtë shkrim shitjen e asaj që konsiderohet tokë e RMV , punsimet pa vendime ,emërtimet e drejtorëvë nëpër shkolla fillore dhe të mesme ,kiksimet me Saumaherin,me këmbngulje dhënja me koncesion e ujit PPB ,pastaj lojërat me drejtorin e NPK SHARRI se është me miliona euro plus ,shtron shumë pikëpyetje edhe për prokurorinë e cila nuk lëviz nuk del nga zyra ,KOHA ËSHTË TI KËNDOHET BILALL KASAMIT NDËR BALLKONIN KOMUNAL TE KOMUNA E TETOVËS nga qytetarët sepse hijena kur nuk ka çka të hajë ha vetveten ,këlyshët e vet …Dhe çka nëse bëhen bashkë Këshilltarët Komunal dhe ia dorzojnë mandatet i thuajnë Ja ku na ke largo VMRO-DPMNE vetëm të mos humbet shqiptaria në Tetovë .Ai nuk do pranojë, sepse partitë politike shqiptare që bëjnë Këshillin Komunal paskan qëllimi ta ZAJEBIN,arsyetime me kilometra të Adnan Azizit …thellë të futur në lojëra të pista komerciale,nacionale,fetare ???Bilall Kasami 5 vite në pushtet është dashur ta dërgojë në QEVERI kërkesën për zyrtarizim të Ligjit të emrave për rrugët dhe të provonte BDI që ishte në Qeveri deri në qershor të 2024 për PATRIOTIZMIN ,dhe tash nuk do kishte pasur arsye ,plus dy vite QEVERI me VMRO-DPMNE poashtu nuk e dërgoi si Komunë kërkesën deri në Qeveri …PSE?

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments