13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaEkonomiMaqedoni / Çmimet u shtrenjtuan katërfish më shumë se në Gjermani

Maqedoni / Çmimet u shtrenjtuan katërfish më shumë se në Gjermani

Qytetarët më të dëgjuar e kanë se çmimet e produkteve ushqimore do të ulen për 10%, por kjo nuk iu bën përshtypje ngaqë me këto kosto sa kanë arritur shpenzimet e jetesës, atë zbritje nuk e ndjejnë fare. Një qytetar me pagë minimale 328 euro në Maqedoni paguan 46% më shtrenjtë për produktet ushqimore bazë prej se kur filloi kriza ekonomike. Kurse një banor në Gjermani me 2 mijë euro pagë minimale paguan vetëm 11% më shtrenjtë për produktet ushqimore bazë. Përse ne paguajmë 35% më shtrenjtë se në BE?

Kësaj pyetje autoritetet e shtetit përpiqen ti përgjigjen me ngrirje të reja të çmimeve. Por kosto e lartë e jetesës nënkupton që shumica e qytetarëve tanë të gjithë buxhetin familjarë e shpenzojnë në mbijetesë. Kryeministri Kovaçevski tha se 1 gushti të jetë datë referente.

“I kemi analizuar çmimet dhe rritja e tyre ka ndodhur më së shumti pas 1 gushtit, prandaj këtë e kemi marr si referencë. Por, nuk do të thotë se nuk do të merren parasysh edhe elementet tjera, siç thatë muaji korrik, gjatë analizës që nënkupton se procesi vazhdon dhe vlerësoj se deri në fund të javës do të kryhet”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dje tha se sipas gjitha gjasave janë për të caktuar një nga datat e muajit korrik, kur çmimet ishin më të ulëta, në kohen kur u hoqën marzhat.

“Zvogëlimi i atyre produkteve të jetë minimum 10% nga çmimi i cili ka qenë paraprakisht nga muajt e kaluar, do të jetë ose çmimi në korrik ose në gusht, por sipas gjitha gjasave do të jetë njëra nga datat e muajit korrik”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë

Çmimet e rreth 50 produkteve ushqimore do të ulën 10% nga e mërkura e ardhshme dhe do të ngrihen sipas një date referente nga muajt e verës. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments