11.6 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaMacron në telefonatë me Putinin: Jepi fund agresionit shkatërrues në Ukrainë!

Macron në telefonatë me Putinin: Jepi fund agresionit shkatërrues në Ukrainë!

Presidenti francez Emmanuel Macron pati një telefonatë me homologun e tij rus Vladimir Putin që zgjati mbi dy orë, tha të martën pallati Élysée.

Zyra e Emmanuel Macron ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se në një telefonatë me Putinin, lideri francez kërkoi armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Macron shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për situatën në Donbas dhe Mariupol dhe i bëri thirrje Rusisë që të lejojë evakuimet nga uzina Azovstal të vazhdojnë, tha zyra e presidentit francez.

Ai i bëri thirrje Rusisë “të përmbushë përgjegjësitë e saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit duke i dhënë fund këtij agresioni shkatërrues”, thuhet në deklaratë.

Macron është përballur me disa kritika për përpjekjet e tij për të mbajtur dialogun të hapur me Kremlinin, duke u angazhuar në shumë telefonata me Vladimir Putin që nga fillimi i pushtimit.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments