4.6 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPapa nuk e arrin ta takojë Putinin, kritikon patriarkun Kirill

Papa nuk e arrin ta takojë Putinin, kritikon patriarkun Kirill

Papa Françesku thotë se është ofruar të udhëtojë në Moskë për të takuar presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar mbi agresionin në Ukrainë, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Papa i tha gazetës italiane “Corriere della Sera” se ai i kishte dërguar një mesazh Kremlinit 20 ditë pas fillimit të agresionit rus, nëpërmjet kryediplomatit të Vatikanit.

Kjo është hera e parë që Papa përmend Rusinë ose publikisht i përmend emrin Putinit që nga fillimi i agresionit në Ukrainë për më shumë se dy muaj më parë.

Papa tha gjithashtu se kohët e fundit kishte pasur një telefonatë 40-minutëshe me kreun e Kishës Ortodokse Ruse.

“Patriarku Kirill e mbështet luftën dhe kaloi 20 minutat e para të telefonatës duke lexuar të gjitha arsyetimet për të”, tha ai për gazetën.

Papa shtoi se patriarku nuk mund të shndërrohet në avokat të Putinit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments