4.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeM.SH / MË 28 MARS MBËRRIJNË 24 MIJË VAKSINA ASTRA ZENECA

M.SH / MË 28 MARS MBËRRIJNË 24 MIJË VAKSINA ASTRA ZENECA

Dërgesa e parë e 24.000 vaksinave të “AstraZeneka” përmes sistemit Kovaks do të mbërrijë në vend më 28 mars, e cila, siç është njoftuar nga autoritetet, duhet të fillojë vaksinimin e popullatës.

“Këtë javë, më 28 mars, në 07:55, dërgesa e parë e 24.000 vaksinave të “AstraZenekës” arrin në Shkup përmes sistemit Kovaks”, njoftoi mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Siç njoftoi Filipçe në ditët e fundit, sasi më të mëdha të vaksinave pritet të mbërrijnë në prill nga Kina dhe Rusia.

Në pajtim me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik, dje në 24 orët e fundit janë bërë 3.897 testime, ndërsa janë regjistruar 1.264 raste të reja me Kovid-19, 29 të vdekur, 722 pacientë të shëruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments