8.5 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeEnde nuk është votuar ligji për pakon ekonomike, opozita ka dorëzuar 3.000...

Ende nuk është votuar ligji për pakon ekonomike, opozita ka dorëzuar 3.000 amendamente

Kuvendit do t’i nevojitet ende kohë që t’i miratojë tre ligjet nga pakoja e pestë antikrizë për Kovid-19, sepse grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët e realizoi paralajmërimin dhe dorëzoi 3.000 amendamente në mbledhjen e djeshme të Komisionit kuvendor për Financim dhe Buxhet.

Kryetari i këtij trupi të kuvendit, Timço Mucunski, në mbledhje ka informuar se janë parashtruar amendamentet dhe ka treguar se ato do të dërgohen për përkthim në gjuhën shqipe, pas çka Komisioni përsëri do të takohet. Kjo, sipas informacioneve nga Kuvendi, do të mund të ndodhë pas disa ditëve. Pasi ligjet janë me procedurë të shkurtër, debati për amendamentet është paraparë që të zgjasë vetëm tri ditë, ndërsa pastaj ligjet do të mund të votohen në mbledhje plenare.

Komisioni për Financim dhe Buxhet ishte caktuar pasi dje ishte arritur marrëveshje ndërmjet deputetëve të cilët e votuan rendin e ditës së mbledhjes së 36-të, ndërsa me propozim të koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, u morën vesh që t’i tërheqin të gjitha pikat dhe të votojnë vetëm për tre ligjet nga pakoja e pestë antikrizë, si dhe për Propozim-vendimin për ndryshime të Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Edhe për këtë vendim deputetët e ASH-së dhe Alternativës kanë dorëzuar rreth 400 amendamente të cilat nga Komisioni për Mbrojtje janë dhënë për përkthim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments