13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeLube Boshkovski kthehet në koalicion me VMRO-DPMNE-në: Mickovski më premtoi se s’do...

Lube Boshkovski kthehet në koalicion me VMRO-DPMNE-në: Mickovski më premtoi se s’do ketë kurrfarë bashkëpunimi me Gruevskin!

Pas informacionit, që befasoi opinionin, se partia Të Bashkuar për Maqedoninë e Ljube Boshkoskit do të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në, Boshkoski thotë se vendimi i tij, i cili ende nuk është përfundimtar, është për arsye krejtësisht ideologjike.

I pyetur nga “Fokus” për të sqaruar motivet e koalicionit me partinë, sepse ai akuzoi se ka përfunduar në burg për shkak të ish-liderëve të partisë, Boshkovski thotë:

– Në vitin 2009 jam larguar nga VMRO-DPMNE, por JO nga ideologjia. E bëra këtë për shkak të sundimit totalitar të dy kushërinjve, Gruevskit dhe Mijallkovit, me të cilët nuk mund të pajtohesha si demokrat. Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë të politikave të tyre. Regjimi i Gruevskit dhe kushëririt të tij e arriti kulmin me montimin e rasteve “Fushata” dhe “Rover”, për të cilat kam kaluar vite në burg. Dhe po, pas gjithë kësaj, qytetarët me të drejtë do të pyesin veten se çfarë po kërkoj me VMRO-DPMNE-në?

Por dua t’ju kujtoj se që nga Jugosllavia, deri më tani, nuk më ka lënë anash asnjë regjim, si ai i kohës së Hari Kostovit për “Vreshtat e Rashtakut”. Pra, nuk ka asnjë regjim që më kapërceu!”, thekson Boshkoski për “Fokus”.

Mirëpo, siç thotë ai, pavarësisht gjithçkaje, ideologjia e tij është VMRO.

“Pas lirimit në vitin 2016-2017 për rastin “Rover”, kur dola nga gjykata, thashë se nëse lidershipi i ri distancohet nga Gruevski, do të mendoj të kthehem si partner koalicioni. Nuk kam kushte dhe kërkesa, mandate parlamentare, këshilltarë, punësim… Të gjitha këto janë për arsye ideologjike. Nuk kam pasur kërkesa as nga LSDM-ja, me rëndësi ka qenë rrëzimi i regjimit. As nuk do të flas kurrë kundër tyre, siç po bëjnë të tjerët tani, dhe ata janë ende në poste drejtuese. E lash postin e Këshilltarit për investimet e huaja para gjysmë viti me rezultate pas veti dhe të ardhurat ua dhurova anëtarëve më pak të pasur të partisë.

Lufta ishte për të përmbysur regjimin dhe për t’u kthyer atje ku jemi ideologjikisht, dua të jem pjesë e të djathtës”, sqaron Boshkovski.

Ai shton se është absolutisht i sigurt se Mickoski është distancuar nga Gruevski.

“Më është premtuar nga Mickoski se nuk ka asnjë lidhje apo bashkëpunim me Gruevskin”, thekson Boshkoski.

Ai sqaron se vendimi për koalicion nuk është ende përfundimtar dhe se deri në fund të javës do të kenë takim me Hristijan Mickoskin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments