8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeLSDM i përgjigjet ashpër VMRO-DPMNE-së: Gënjeshtra e Mickoskit doli në shesh,kursem i...

LSDM i përgjigjet ashpër VMRO-DPMNE-së: Gënjeshtra e Mickoskit doli në shesh,kursem i kishin numrat ?!

LSDM-ja, i është kundërpërgjigjur VMRO-DPMNE-së, përmes një komunikate për media, duke thënë se Mickovskit dje i doli gënjeshtra në shesh, pasi që, sipas tyre ai për muaj të tërë e kihte gënjyer popullin se ka një shumicë të re parlamentare, shkruan Alsat.

“Për muaj të tërë Hristijan Mickoski gënjeu popullin se sapo nuk e kishte formuar shumicën e re parlamentare. Dje doli në shesh gënjeshtra e Mickoskit, nuk ka shumicë të re parlamentare. Shumica parlamentare është stabile dhe përgjegjëse për të ardhmen e shtetit dhe të popullit”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Sipas kësaj partie, kjo shumicë parlamentare nuk do ta rrezikojë vendin dhe nuk do të votojë për zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare.

“Shumica do të angazhohet për reforma në mënyrë që vendi të mund të ecë përpara në adresimin e pasojave të pandemisë dhe përballimin e krizës energjetike dhe fillimin e negociatave me BE-në. LSDM dhe koalicioni nuk do të lejojnë që VMRO-DPMNE dhe Mickoski të rrezikojnë Marrëveshjen e Prespës, të na fusin në grindje të reja me Greqinë dhe fqinjët e tjerë, të na sjellin në konflikt dhe urrejtje të brendshme dhe kështu ta kthejnë vendin në të kaluarën e errët të regjimit”, thonë nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments