2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBuçkovski: Grupi i Branko Cërvenkovskit dëshiron ta marrë LSDM-në

Buçkovski: Grupi i Branko Cërvenkovskit dëshiron ta marrë LSDM-në


Pas largimit të kryeministrit Zaev disa grupe shfaqin ambicie për të marrë pushtetin në parti, në mesin e tyre është edhe Branko Cërvenkovski, tha mbrëmë në ClickPlus ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski.

 “Branko nuk e fsheh se ka ambicie. Branko e dëmtoi Zaevin në fillim të kampanjës. Edhe unë u përballa me kotësin e Cërvenkovskit në vitin 2006. Nuk është rastësi që një pjesë e anëtarëve të LSDM-së qëndruan në shtëpi”, tha Buçkovski në ClickPlus në TV21.

Buçkovski nga ana tjetër deklaroi se njerëz të afërt me ish presidentit Branko Cërvenkovski kanë punuar në fushatë, që Maksim Dimitrievski të fitojë mandatin e dytë si kryetar në Komunën e Kumanovës.


“Nuk ka qenë sekret publik që njerëz të afërt me Cërvenkovskin kanë marrë pjesë në fushatën e Maksim Dimitrievskit”, deklaroi Bupkovski.

Ndër të tjera, duke iu referuar kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Buçkovski tha se ai në këto zgjedhje u nënvlerësua nga LSDM-ja, dhe në fakt “betonizoi pozitën si lider i DPMNE-së”.

“Natyrisht, me këto rezultate, ai e betonizoi pozitën e tij si lider i VMRO-DPMNE-së dhe padyshim që do ta kalojë në kongresin e nëntorit dhe kjo varet si pyetje e hapur”, tha Buçkovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments