12.7 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE : Zaevi të mos e mbaj peng shtetin, të jep dorëheqje...

VMRO-DPMNE : Zaevi të mos e mbaj peng shtetin, të jep dorëheqje dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

“Humbësi Zoran Zaev ka marr peng gjithë shtetin që të shpëtoj veten nga përgjegjësia. Sot jemi 4 nëntor 2021, dita e katër që kur Zaevi tha se jep dorëheqje, ndërkohë që dorëheqja nuk është dërguar as në Kuvend, madje as nuk dihet se kur pritet që të dorëzohet. Zaev ka gënjyer. Vallë Zaevi, njëjtë sikurse edhe Filipçe paraprakisht vetëm dëshiron ti ikë përgjegjësisë dhe amortizon pakënaqësinë e popullatës, që më vonë të thotë se nuk do të tërhiqet. Zaev me veprimin e tij po e shtyn vendin në papërcaktueshmëri, vetëm e vetëm me çdo çmim të rruaj kolltukun e tij”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas partisë së Mickoskit Zaev nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet, andaj duhet të ikë sa më parë, por jo vetëm ai, e gjithë struktura bashkë me te.

“Është e nevojshme dorëheqja e Zaevit dhe zgjedhje të reja parlamentare sa më shpejtë që është e mundur. Vetëm përmes zgjedhjeve të reja do të reflektohet vullneti i qytetarëve në Kuvend, pas çka do të formohet qeveri e cila do të ketë një bazë të pastër për realizimin e reformave dhe projekteve. Zaev të mos e mbaj peng shtetin dhe të jep dorëheqje menjëherë, dhe më pas zgjedhje të parakohshme”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments