BallinaLajmeLSDM: Edhe pas gjashtë javëve nuk është publikuar raporti për ujin në...

LSDM: Edhe pas gjashtë javëve nuk është publikuar raporti për ujin në Gostivar

Kanë kaluar gjashtë javë dhe nuk ka asnjë dokument, raport apo analizë të ujit në Gostivar, thonë nga LSDM. Nga kjo parti thonë se gjithçka është gënjeshtër dhe propagandë.

“Kush po përhap panik? Mickoski dhe Klekovski po përhapin panik. Duke mos e publikuar dokumentin për 6 javë dhe duke bërë deklarata kontradiktore. Së pari për ndalimet, pastaj se mund të përdoret si ujë teknik, pastaj se ka baktere dhe viruse të reja në ujë, pastaj siguruan se uji është i pijshëm, pastaj se raporti do të publikohet më 20 gusht, dhe asnjë herë nuk publikuan një dokument të plotë”.“Kështu Mickoski dhe Klekovski krijojnë pasiguri dhe mosbesim tek qytetarët. Çfarë po fshihet nga qytetarët? Pas 22 ditësh me ujë të ndotur dhe rreth 5,000 të sëmurë, pse qytetarët nuk mund të marrin një dokument të plotë? Pse nuk publikohet raporti i plotë? Informacioni në lidhje me sigurinë e tij duhet të bëhet publik në një raport të plotë. Me të gjitha rezultatet dhe nënshkrimet e atyre që janë përgjegjës”, thonë nga LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments