8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeLlukarevska flet për 92 administratorët e rinj që do t’i bashkohen DAP-it.“Nëse...

Llukarevska flet për 92 administratorët e rinj që do t’i bashkohen DAP-it.“Nëse janë pa përvojë, do të trajnohen”!

Plani i ri për shpërndarjen e administratorëve parasheh që në Drejtorinë e të ardhurave publike të kalojnë 92 të punësuar. Drejtoresha e të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska duke folur në emisionin “10 minuta” pohon se kanë nevojë për më shumë të punësuar, por shton se duhen njerëz cilësorë, të cilëve shkollimi u përshtetet me vendin e punës. Llukarevska thotë se do të insistojë për këtë. E nëse rististematizimi sjell njerëz të papërvojë në DAP, ajo thotë se ata do të trajtohen sepse punohet me procese të ndjeshme ku edhe një gabim i vogël mund të kushtojë shumë.

“Kam thënë se do të insistojë që personat që do të vijnë me këtë transferim të punësimeve të jetë në përputhje me punën se ku, pra të ketë juristë, ekonomistë me ose pa përvojë dhe gjithashtu të domosdoshëm na janë edhe informaticientët. Nëse në këtë numër total i kemi këto kuadro në dispozicion, gjithsesi se do të jenë pjesë e familjes Drejtori për të Ardhura Publike”, tha Llukarevska.

A mendoni se këta 92 dikush ka fituar përvojë për DAP duke qëndruar në shtëpi?

“Këtë nuk di ta them sepse besoj se edhe nëse janë pa përvojë, paraprakisht do të trajnohen në mënyrë adekuate sepse punojnë me shumë procese të ndjeshme ku edhe një gabim i vogël mund të kushtojë shumë”, shtoi Llukarevska.tv21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments