3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKëshilli i Tetovës miratoi çmimore për transportin me autobus

Këshilli i Tetovës miratoi çmimore për transportin me autobus

Miratimi i çmimores së Ndërmarrjes për Transport Publik në Tetovë, ka përplasur këshilltarët e pushtetit dhe të opozitës.“Buxheti nuk mund të parashikohet  nëse çmimorja  nuk miratohet dhe nuk është zyrtare. Sot u miratua çmimorja  dhe tani vazhdojnë  procedurat teknike dhe administrative me afate ligjore të cilat duhet të respektohen dhe pastaj të realizohen. Gjithashtu deri në funksionim e NP me vendim të Këshillit, Komuna duhet  të na i dorëzojë autobusët për shfrytëzim  pastaj të marrin licencë  dhe të arrijmë  operativitetin”, deklaroi Fejsall Beadini, u.d. drejtor i ndërmarrjes.

Opozita reagoi ndaj vendimit që bileta mujore për studentët të jetë më e shtrenjtë se sa për të punësuarit në Komunë. Këta të fundit do të paguajnë 450 denarë, ndërsa studentët 600 denarë. Në Shkup, bileta për transportin e studentëve është pa pagesë.

“Nuk ka kuptim që të punësuarit e Komunës së Tetovës të paguajnë më pak se studentët që nuk janë të punësuar. Studentët patjetër të kenë çmime më të lira se sa të punësuarit e komunës së Tetovës”, tha Arfi Selami, AASH.

“Është një disbalancë i çmimeve sepse grupi që kanë të hyra e kanë çmimin më të lirë se sa studentët që nuk kanë aspak të hyra. Pra studentëve që duhet t`iu ndihmojmë e kanë çmimin më të lartë, dhe një grup nuk ishte vendosur, pra rastet sociale që nuk kanë aspak të hyra”, pohoi Besar Durmishi, BESA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments