13.3 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmeLa Repubblica: Moska e ndez konfliktin në Kosovë

La Repubblica: Moska e ndez konfliktin në Kosovë

Mediat italiane i kanë dhënë jehonë zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Moska ndez konfliktin në Kosovë”, është ky titulli i gazetës italiane, “La Repubblica”, e cila ndër të tjera shkruan se politikanët dhe policët serbë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste kundër Qeverisë së Kosovës dhe se për këtë “kryeministri akuzon Rusinë” dhe se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri”.Këtë herë shpërthimi është edhe më afër Italisë. Një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës: të vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Europë e projektuar në tridhjetë vitet e fundit. Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani. Serbët sot u mblodhën në Mitrovicën e Veriut, ku u mbajt një tubim protestues i thirrur nga Lista Serbe”, raporton mediumi i njohur italian.

Para zyrtarëve të kësaj partie, policët serbë të shtunën i zhveshën uniformat e Policisë së Kosovë. Sipas Listës Serbe, s’ka më asnjë serb në institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë dhe Parlamentin. Ky vendim erdhi pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr dorë nga vendimi për zëvendësimin e targave të automjeteve, të cilat lëshohen nga Serbia”, shkruan “La Repubblica”.

Të dielën e 6 nëntorit, në Mitrovicë të Veriut u mbajt një protestë nga qytetarë të komunitetit serb në Kosovë, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Përfaqësuesit politikë të serbëve në veriun e Kosovës akuzuan qeverinë e Kosovës për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit.

Vendimi i serbëve nxiti reagime të shumta të zyrtarëve ndërkombëtarë që bënë thirrje për ruajten e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në veriun e Kosovës.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana paralajmëroi të shtunën se forcat e KFOR-it janë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet qëndrueshmëria në veriun e Kosovës ndërsa bëri thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments