18.4 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeKurti reagon pas rrënimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë

Kurti reagon pas rrënimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë

Pas gati 3 vjetësh protestë dhe rezistencë për mbrotjen e Teatrit Kombëtar nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, sot është rrënuar Teatri Kombëtar i Shqipërisë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Kurti në një shkrim në Facebook ka deklaruar se ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. “Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional.”, ka shkruar ai mes tjerash. Kryeministri në detyrë u shpreh se arkiva e një populli duhet të mbetet e paprekur nga regjimet. “Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli. Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave.”, ka shkruar ai më tej.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot mbahet një aksion simbolik para Teatrit Kombëtar të Kosovës në shenjë solidarizimi me Tiranën

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments