8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKuleba drejtuar Osmanit: Maqedonia e Veriut po demonstron lidership të fortë

Kuleba drejtuar Osmanit: Maqedonia e Veriut po demonstron lidership të fortë

Përmes video lidhjes, sot, i pari i Diplomacisë së Ukrainës, Dmitro Kuleba iu drejtua takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të iniciativës ShBA-Karta e Adriatikut (A5), në Shkup. Platformë kjo me të cilën kryeson kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ai tha se është e rëndësisë kyçe që Karta e Adriatikut të përshtatet me realitetin e ri në lidhje me sfidat aktuale të sigurisë dhe se i mirëpret planet e propozuara nga ministri Osmani për të forcuar rolin politik të Kartës dhe për të gjetur mekanizma të rinj sigurie për rajonin.

“Maqedonia e Veriut ka treguar lidership të jashtëzakonshëm këtë vit duke inkurajuar punën e disa organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë Kartën e Adriatikut dhe OSBE-në. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është sulmi më mizor ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare që nga Lufta e Dytë Botërore. Ajo kërcënon vendin tim, Evropën, Amerikën e Veriut dhe të gjitha kombet paqedashëse të OKB-së. Nuk do ta ekzagjeroj nëse them se e ardhmja e sigurisë euroatlantike po vendoset në fushëbetejën e Ukrainës”, deklaroi ministri ukrainas Kuleba./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments