3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeKovaçevski: Fatmir Dehari duhet të bëjë festa për të gjithë.Maqedonia e Veriut...

Kovaçevski: Fatmir Dehari duhet të bëjë festa për të gjithë.Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, si koment për kërkesën e një gazetari, tha se kryetari Fatmir Dehari për festën “10 vjet krenari, ora historike e Kërçovës nën udhëheqje shqiptar”, tha se duhet të mbaj festime për të gjithë qytetarët e komunës.

“Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik dhe ne jemi një shtet në të cilin të drejtat civile janë më të garantuara për të gjithë në krahasim me të tjerët në rajon, e kam parasysh edhe në Evropë.

Ajo që ka ndodhur në Kërçovë, për mendimin tim është e pavend, sepse kryetari Dehari është kryetar i respektuar i zgjedhur disa herë. Ai është zgjedhur nga qytetarët, jo nga një bashkësi etnike, por nga disa bashkësi etnike. Ai është kryetar i të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Komunën e Kërçovës. Kur bëhen festime, duhet të festohen të gjithë nga komuna që jetojnë në të”, ka komentuar Kovaçevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments