7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeNdihma ushtarake për Ukrainën, reagon Moska: Gabim i madh i Maqedonisë së...

Ndihma ushtarake për Ukrainën, reagon Moska: Gabim i madh i Maqedonisë së Veriut

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, ka vlerësuar për mediat vendase se dërgimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën, siç tha ajo, është “gabim i madh i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”. Ajo nuk dha koment shtesë, por përgjigjja arriti nga shefi i diplomacisë, Bujar Osmani. Ai theksoi se Shkupi do të vazhdojë të ndihmojë Kievin aq sa mundet. Sipas tij, ndihma ushtarake dërgohet në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet, jo të sulmojë dhe vendime të tilla nuk janë të drejtuara kundër popullit rus, por sjelljes së qeverisë aktuale në Moskë.

“Marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë tani janë shumë më pak të rëndësishme sesa rrezikimi i paqes me këtë sjellje agresive të Rusisë, e cila natyrisht hap kutinë e Pandorës për sjellje të ngjashme agresive të regjimeve autoritare në mbarë botën”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Osmani qëndrimet i shprehu pas një takimi me kolegët e tij nga vendet e Kartës së Adriatikut. Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, përmes videos, falënderoi për ndihmën ushtarake. Theksoi se, nëse Rusia nuk do të ishte fokusuar në luftën në Ukrainë, atëherë do të ishte edhe më aktive në destabilizimin e Ballkanit.

“Jam shumë mirënjohës që vendet partnere ofrojnë ndihmë jetike ushtarake për Ukrainën. Sa më shumë ndihmë të kemi si kjo, aq më shpejt mund ta mbyllim luftën me fitore vendimtare ushtarake në fushëbetejë”, tha Dmitro Kuleba, ministër i Jashtëm i Ukrainës.

Qeveria pritet të marrë vendimin e tetë për ndihmën ushtarake për Ukrainën, e përbërë nga dymbëdhjetë helikopterë MI-24 të prodhimit sovjetik. Autoritetet paraprakisht theksuan se Maqedonia është në top 5 vendet anëtare të NATO-s për sa i përket ndihmave ushtarake për kokë banori. Sipas vlerësimeve, ndihma ushtarake për Kievin nga Shkupi deri më tani është rreth 30 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments