17.3 C
Tetovo
E hënë, 3 Qershor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski pret që ndryshimet kushtetuese të votohen nga 120 deputetë

Kovaçevski pret që ndryshimet kushtetuese të votohen nga 120 deputetë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret që në Kuvend të ketë një diskutim të frytshëm për amendamentet kushtetuese dhe që të 120 deputetët të kenë vizion dhe virtyt për të marrë një vendim që do të thotë integrim evropian i vendit.

Ai informoi se Qeveria të martën menjëherë ka dërguar në Kuvend vendimin për ndryshimet kushtetuese dhe se Kuvendi sipas procedurave fillimisht do të organizojë punën e Komisionit Kushtetues, e më pas seancën plenare.

“Pritshmëritë e mia janë që të ketë një diskutim të frytshëm, një debat konstruktiv dhe se do të ketë një konsensus ndërpartiak për të vazhduar rrugën tonë të integrimit evropian të vendit. Meqenëse ambasadori Gir është këtu, ai thotë shumë qartë se varet nga ne, nga vendimet që marrim, si dhe sa shpejt do të vazhdojmë dhe përfundojmë rrugën e integrimit evropian”, theksoi Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, këto janë ndryshime kushtetuese që nuk ndërhyjnë në asnjë çështje identiteti.

“Besoj se këto janë ndryshime kushtetuese që nuk ndërhyjnë në asnjë çështje identiteti. Janë publikuar dje, nuk ka pasur asnjë koment negativ as në media e as askund. Ne jemi një shoqëri multietnike, multikonfesionale që është shembull i Evropës në miniaturë dhe mendoj se deputetët tanë, 120 në numër në Parlament, do të kenë vizionin, guximin dhe virtytin për të marrë një vendim , vendim ky që që do të thotë Integrim evropian i shtetit dhe sigurimi i një të ardhmeje më të mirë evropiane për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, nevojiten dy të tretat e deputetëve, ose së paku 80 deputetë, por VMRO-DPMNE nuk e mbështet iniciativën dhe thotë se nuk do të votojnë për amendamentet kushtetuese me diktimin bullgar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments