4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKorniza e negociatave do të prezantohet më 3 qershor

Korniza e negociatave do të prezantohet më 3 qershor

Komisioni Evropian pritet që në qershor ta prezantojë Kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, konfirmoi për Alsat, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisoneiro. Harmonizimi i kornizës negociuese do t’i hapte rrugë konferencës së parë ndër-qeveritare, me çka edhe zyrtarisht do të fillonin negociatat për anëtarësim mes BE-së dhe dy shtetet ballkanike dhe do të fillonte skriningu dypalësh, me të cilin BE-ja do të sheh se deri ku janë shtetet me reformat.

Komisioni Evropian aktualisht po punon në kornizat negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Presim t’i prezantojmë ato në qershor. Konferenca e parë ndër-qeveritare do të mblidhet sa më parë që është e mundur pasi kornizat negociuese të miratohen nga Këshilli”-tha Ana Pisoneiro, Zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Zv/kryeministri, Bujar Osmani pret që Komisioni ta prezantojë kornizën negociuese më 3 qershor. Konferenca e parë ndër-qeveritare sipas tij do të mbahet në periudhën shtator-dhjetor, ndërsa vendi do ta hap Kategorinë, gjegjësisht “Kllasterin” e parë të kushteve në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Edhe pse Osmani thotë se rrjedha e procesit tani varet vetëm nga ne, shton se do të lobojë që korniza negociuese të jetë sa më e volitshme për ne. Osmani flet në kohën e ardhshme kur bëhet fjalë për gjënë e vetme që në fakt varet krejtësisht nga ne, ekipet negociuese të vendit.

-Do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitet që i kemi. Ato që nuk i kemi në institucione do t’i shfrytëzojmë nga akademia, nga organizatat jo-qeveritare. E kemi listën e tyre dhe në momentin kur do ta riorganizojmë strukturën, do t’i ftojmë të gjithë ata që munden, dinë dhe duan të bëhen pjesë e këtij procesi të na bashkëngjiten.

z.Osmani po flisni për kohën e ardhshme dmth “Do t’i riorganizojmë” , “Do t’i formojmë”, “Do t’i strukturojmë”. Momentalisht a punohet diçka?

 –Po.

Dhe si po ndikon pandemia?

Pandemia natyrisht ndikon sepse tani gjithçka po bëjmë online.”

Ndërkohë që pandemia po ndikon në të gjithë botën, zëdhënësja Pisoneiro shtoi se BE veproi shpejtë për ta ndihmuar rajonin me paketën  3,3 miliard euro, nga e cila Maqedonisë së Veriut i ndahen 160 milion. Pisoneiro paralajmëron se në fund të vitit Komisioni Evropian do të propozojë një plan ekonomik dhe investues për ripërtëritjen pas-pandemisë, shtytje dhe modernizim të ekonomisë në rajon dhe mbështetjen e reformave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments