13 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeKOMUNA E TETOVËS PËR 305% RRIT BORXHIN E SHKOLLAVE VETËM PËR NJË...

KOMUNA E TETOVËS PËR 305% RRIT BORXHIN E SHKOLLAVE VETËM PËR NJË VIT AKADEMIK

Sipas të dhënave publike të shpallura në web faqen e Ministrisë së financave për raportet e obligimeve të institucioneve shtetërore për kuartalin e katërt të vitit 2022, del që Komuna e Tetovës ka rritur borxhet e shkollave komunale për 305% edhe atë për vetëm 1 vit shkollorë.

Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni detyrimet e paraqitura nga institucionet publike në shtet ku janë të përfshina e institucionet arsimore komunale!

Rikujtojmë që Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami gjatë prezentimit të borxhit të përgjithshëm të Komunës së Tetovës paraqiti borxh total në vlerë prej 4.777.758 denarëve (77,687 euro) , kurse tani vetëm pas vetëm 1 viti shkollor borxhi rritet besoni apo jo në trefish dhe rezulton të jetë 14.572.108 denar (236.944 euro).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments