12.7 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeASH 90% i thotë po ofertës për të hyrë në qeveri/ Taravari:...

ASH 90% i thotë po ofertës për të hyrë në qeveri/ Taravari: Kemi kuadro të mira për të udhëhequr me Shëndetësinë

Takimi dy orësh që u zhvillua pas dyerve të qeverisë mes ekipeve negociuese të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të ASh-së, Arben Taravari, përfundoi me epilog pozitiv. Taravari 90% i tha po ofertës së kolaicionit qeveritar për t’u bërë pjesë e shumicës. Menjëherë pas takimit me Kovaçevskin, Taravari deklaroi se në aspektin programor janë harmonizuar me Qeverinë, ndërkohë që nuk është biseduar fare për çështjet kadrovike.

“Besoj se po, por çështjet kadrovike aspak nuk i kemi diskutuar. Mendoj se ditëve në vijim duhet t’i japim edhe ato çështje. Do të pajtoheni me çfarëdo ministrie që do të iu japin? Shihni, nuk është se do të pajtohemi me çdo gjë, absolutisht. Edhe ne kemi vijat e kuqe, por sot aspak nuk e kemi diskutuar atë çështje.”- deklaroi Arben Taravari – lideri ASH-së.
Pika kryesore e programit të ASh-së për hyrje në qeveri është lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i së drejtës, që lidhet me Ministrinë e drejtësisë për të cilën TV21 ka informacione se do ta marr partia e Taravarit. Ndërkaq Taravari tha se kuadrot më të mira i kanë për Ministrinë e Shëndetësisë, që po ashtu flitet gjatë kohë se do marrin nga duart Alternativës. “Një nga ministritë për të cilën kemi më shumë kuadro, është Ministria e Shëndetësisë, por gjithsesi aspak se kemi folur këtë temë.”- tha Arben Taravari – kryetar e ASH-së.

Ndërkaq sot takohet ekzekutivi i LSDM-së. I pyetur për këtë Kovaçevski tha se është në kuadër të takimeve të rregullta të partisë. “LSDM mban seanca të zakonshme me organet ekzekutive, një e tillë do të mbahet edhe sot dhe në të do të flitet për të gjitha çështjet aktuale të vendit.”- tha Dimitar Kovaçevski – kryeministër.
Nga Qeveria thonë se në fokus të bisedimeve mes kryeministrit Kovaçevski dhe Taravari ishte lufta e padiskutueshme kundër korrupsionit në kuadër të proceseve reformuese që po ndodhin në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments