www.telegrami.mk
kritikë logjike
BDI dhe prallat e Ali Ahmetit për reforma dhe freskim tash më i arsyeton Bujar Osmani në ÇAIR degën e BDI-së….komitet të veteranëve ….
komenti
A nuk bie ndesh me idenë e “freskimit” të partisë?
Formimi i Komitetit të Veteranëve nga BDI-ja në Çair ngre një pyetje legjitime: nëse partia synon rinovim dhe hapësirë për gjenerata të reja, a nuk rrezikon kjo strukturë të shndërrohet në një mekanizëm për ruajtjen e ndikimit të figurave të vjetra nga prapavija?
Askush nuk e konteston kontributin e veteranëve dhe veprimtarëve që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të BDI-së që nga fillimi. Përvoja e tyre mund të jetë vlerë për çdo organizatë politike. Por kur një parti që ka qenë në pushtet për më shumë se dy dekada flet për reforma dhe rifreskim, qytetarët presin më shumë se krijimin e strukturave të reja me të njëjtët aktorë politikë.
Pyetja thelbësore është: a do të ketë ky komitet rol këshillues, apo do të ndikojë në vendimmarrje dhe në përzgjedhjen e kuadrove të reja? Nëse veteranët vazhdojnë të përcaktojnë drejtimin politik nga prapaskena, atëherë vështirë se mund të flitet për ndryshim të vërtetë. Ndryshimi nuk matet me emërtimin e strukturave, por me transferimin real të përgjegjësive dhe vendimmarrjes tek gjeneratat e reja…www.telegrami.mk
==============================================================
p.s Musa @ kompani shyqyr që një ditë e më përpara duan ta bartin selinë nga Reçica e vogël në Shkup,më afër Artan Grubit…por nuk mund ti ikin syrit kritik dhe shkatërues të verdiktit të popullit edhe nëpër provinca…historia do tju ndjek edhe në Stamboll të shkoni …
Mesut Shabani Tetovë

