KOMISIONI PËR SËMUNDJE INFEKTIVE NUK KA REKOMANDUAR MASA SHTESË RESTRIKTIVE

37

Komisioni për Sëmundje Infektive nuk ka rekomanduar masa shtesë restriktive në mbledhjen e sotme. Në këtë mënyrë në fuqi do të mbetet masa e kufizimit të lëvizjes – ora policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Mbrëmë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se nuk pritet të ketë masa shtesë, pasi ora policore është duke dhënë rezultate.