11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKoalicioni Alternativa-Aleanca i publikoi emrat e kandidatëve për deputetë

Koalicioni Alternativa-Aleanca i publikoi emrat e kandidatëve për deputetë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa ka caktuar emrat e kandidatëve bartës të listave për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit.

Koalicioni mes këtyre dy partive do të konkurrojë me kandidatë në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore dhe se tashmë janë caktuar të gjithë emrat, përcjell INA.

Në njësinë e parë zgjedhore bartës do të jetë Skender Rexhepi – Zejdi nga Alternativa dhe pas tij Abdulla Salihu nga ASH si dhe Visara Riza nga Alternativa.

Në njësinë e dytë zgjedhore bartës do të jetë Afrim Gashi nga Alternativa, ndërsa i dyti radhitet Elmi Aziri nga ASH dhe më pas Safije Sadiku – AAA, Bujare Abazi – ASH, Xhezmi Nuhiu….

Në njësinë e tretë zgjedhore bartës i listës do të jenë Bekim Tateshi dhe kryetari i Këshillit të Çashkës, Halit Ferati. Në njësinë e katërt zgjedhore është propozuar Valbona Reka.

Në njësinë e pestë zgjedhore do të jetë deputeti i deritanishëm i ASH-së, Syrja Rashidi dhe pas tij, Remzi Mehmedi.

Dhe në njësinë e gjashtë zgjedhore bartës do të jetë kreu i ASH-së, Ziadin Sela, ndërsa më pas radhiten, Adnan Neziri, Ilire Dauti, Hysni Ismaili, Halil Snopçe, kandidate nga Vrapcishti.

Deri në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listave për deputetë nga ana e partive politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments