Rama: Nuk ka panik për ushqime, qendrat tregtare do të funksionojnë pjesërisht

202

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në Facebook është shprehur se nuk do të mbyllen furrat e bukës, farmacitë apo ushqimoret.

Gjithashtu u shpreh se do të mbyllen disa dyqane në qendra tregtare, por jo dyqanet e sipërpërmendura.

Rama:

Aktiviteti prodhues nuk është ndaluar as në Itali. Të merren protokollet e sigurisë kundër infektimit. Të respektohet distanca me një metër. Të bëhen shkurtimet e nevojshme që të ruhet distanca.

Të dezinfektohen vendet e punës. Kjo nuk do të thotë që po bëjmë ndonjë ndarje klasash, që ata që punojnë qoftë në Call Center apo Fasonë.

Aty ku ka një mjedis ku ka një shef ka një strukturë organizative është e mundur që të garantohemi që nuk infektohem dhe nuk bëhemi përçues të virusit.

Aty ku është e mundur që puna të bëhet në distancë është gjëja më e mirë.

Do të pezullohen aktivitetet brenda qendrave tregtare që nuk kanë shërbim për ushqim apo farmaceutik. Dyqane rrobash, apo dyqane parfumesh do të mbyllen.

Nuk është e nevojshme që të marrim me radhë furrat e bukës dhe të mbledhim në shtëpi, sepse për blerjen e ushqimeve dhe medikamenteve do të jetë gjithmonë e mundur që të lëvizet.

Në të gjitha rastet edhe sikur bota të jetë duke mbaruar, ushqimoret, furrat e bukës, farmacitë do të jenë të hapur.

Ecja në këmbë nuk do të pezullohet, por nuk është e këshillueshme në grup.

Mund të dalim të ecim të marrim ajër të pastër, por jo në grup.