11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBajram Rexhepi zotohet: Do të jem një ushtar i përbetuar i rritjes...

Bajram Rexhepi zotohet: Do të jem një ushtar i përbetuar i rritjes së standardit jetësor e zhvillimit ekonomik

Lista zgjedhore e BDI-së, për zonës së 6-të, tashmë është publikuar, ku bartës i saj është lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ndërsa kandidati për deputet, Bajram Rexhepi, është i pesti i radhës në këtë listë fituese të shqiptarëve, bastionit të votave të shqiptarëve, bastionit të uraganit të BDI-së.

Bajram Rexhepi, kandidat i BDI-së, pas publikimit të listës, është zotuar për zbatimin e platformës së kësaj partie për mandat katërvjeçare me këto prioritete: përmirësimi i standardit jetësor, zhvillimit ekonomik, përmirësimit të infrastrukturës, i hapjes së vendeve të reja të punës, i rritjes së rrogave. Z. Rexhepi është zotuar se “Unë do jem një ushtar i përbetuar i arritjes së këtyre qëllimeve”.

Ja postimi i plotë i z. Bajram Rexhepi:

Të dashur miq.
Me ndjenjën e përgjegjësisë më të madhe, por edhe me krenari, ju njoftoj se do të jem në listën e kandidatëve te mundshëm për deputet të Bashkimit Demokratik për Integrim në zonën elektorale6.
Së bashku kemi bërë shumë punë. Tanimë kemi lënë pas, zgjidhjet e problemeve të mëdha qe mbanin peng zhvillimin e vendit. Po bëhemi anëtar i Natos, dhe po fillojmë negociatat me Bashkimin Europian. Por, akoma më shumë punë na presin që t’i bëjmë. Ky mandat katërvjeçar, do të jetë mandat i përmirësimit të standardit jetësor, i zhvillimit ekonomik, i përmirësimit te infrastrukturës, i hapjes së vendeve të reja të punës, i rritjes së rrogave…
Unë do jem një ushtar i përbetuar i arritjes së këtyre qëllimeve.
Bashkë do jemi më të fortë.
Na priftë e mbara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments