6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaSportKF Shkëndija mund Pobedën në Prilep 3: 1 , dhe kalon në...

KF Shkëndija mund Pobedën në Prilep 3: 1 , dhe kalon në pozitën e dytë

Në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, sot u zhvilluan 3 takime nga ato 5 të planifikuara, në kuadër të javë së 9-të.

Në derbin e kësaj jave, FC Shkupi u ndal  në barazim pa gola kundër Sileksit në stadiumin në Çair. Ndërkohë Shkëndija, në transfertë, shënoi fitore 3-1 ndaj Pobedës dhe kaloi në vendin e dytë së bashku me Sileksin. Doriev dy herë dhe Shala, ishin autorë të golave për skuadrën tetovare, ndërsa Gjurkoviq solli vetëm epërsi për Pobedën.

Tikveshi në terrenin vendas mundi Skopjen falë golave të Temellkovit dhe Mishovit.

Ditë më parë, lideri aktual, Struga Trim Lum u ndal në barazim 1-1 kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa Rabotniçki, si mysafirë, mundi Bregallnicën me 3-1. Kujtojmë se skuadra e Akademia Pandevit është e lirë këtë javë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments