7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeIsh-drejtuesit e UÇK-së në Hagë,Rina Mujku: Gjykimi pritet të zgjasë deri...

Ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë,Rina Mujku: Gjykimi pritet të zgjasë deri në 10 vjet

Gazetarja e Klan Kosova Rina Mujku në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth akuzave që rëndojnë mbi drejtuesit e lartë të UÇK.

Mujku tregoi se ndërkohë që pritej të shtoheshin aktakuzat  4 pika në aktin që flasin për krimet në Ferizaj do të hiqen.

Rina Mujku: Vështirë për ta kuptuar. Pritshmëritë kanë qenë se prokuroria ti shtonte akuzat e jo ti hiqte siç ka bërë për heqjen e akuzave për krimet në komunën e Ferizaj. Janë 4 pika në aktin që flasin për krimet në këtë vend  dhe këto do të hiqen por janë vetëm për veprat në një komunë. Është vetëm një komunë por ka vepra e pretendime në shumë rajone të tjera. Nëse janë hequr këto, është lehtësim për mbrojtje.

Mujku shprehet se gjykimi pritet të zgjasë dreri në 10 vjet por këto janë sërish deklarata të mbrojtjes.

Rina Mujku: Procesi është akoma vetëm në procedurë paraprake.  Deri tani janë mbajtur 14 seanca statutore. Akoma nuk shohim në horizont një periudhë të afërt kur pritet të nisë procesi gjyqësor. Nuk ka një datë të saktë por pritet të shtyhet edhe më gjykimi.  Nuk ka datë definitive por pritet të shtyhet edhe më fillimi i gjykimit ndaj katërshes. Ndonjëherë është paralajmëruar se pritet të zgjasë deri në 10 vjet por këto janë sërish deklarata të mbrojtjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments