15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeKërçova zonë sterile? Qeveria i thotë “jo” kërkesës së Fatmir Deharit!

Kërçova zonë sterile? Qeveria i thotë “jo” kërkesës së Fatmir Deharit!

Duke qenë se në Kërçovë nuk është regjistruar asnjë i prekur me COVID-19, kryetari i komunës Fatmir Dehari i kërkoi qeverisë që qytetet të shpallet “zonë sterile”, gjë që do të sillte disa masa të veçanta për qytetin.

“Pra të vendosen postblloqe në hyrje dhe dalje të Kërçovës dhe të kontrolloheshin të gjithë qytetarët që do të vinin apo autoritetet e tjera nga qytetet e tjera dhe në qytetin tonë të vazhdonte jeta normale duke e ruajtur distancën sociale dhe duke e mbikëqyrur situatën, veçanërisht e kam për vazhdimin e shkollave por pse jo edhe pjesa më e goditur, që janë restorantet, kefiteritë, që janë një shqetësim serioz tjetër”, deklaroi Fatmir Dehari, kryetar i Kërçovës.

Televizioni 21 pyeti Ministrin e Shëndetësisë se ç‘do të bëhet me kërkesën e Deharit. Venko Filipçe thotë se nuk ka nevojë për masa të veçanta nëpër qytete.

“Vlerësoj se në asnjë komunë masat shtesë nuk do të jenë më efikase përderisa respektohen masat që tashmë janë në fuqi”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Nuk mund të ndalet përhapja e koronavirusit me postblloqe policore vlerëson mjeku Genc Selmani,  i cili njëkohësish është edhe këshilltar në Komunën e Kërçovës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.

“Propozimi i kryetarit i ngutshëm edhe i pamenduar mirë sepse dihet se OBSH, shkenca e mjekësisë, se ky është një mikroorganizëm i padukshëm dhe postblloqet nuk mund ta ndalin transmisionin ose përhapjen e këtij virusi, përkundrazi mund ta eskalojë situata. 80% e rasteve me koronavirus, OBSH nga studimet shkencore, flasin se janë asimptomtike dhe faktikisht ti mund të lejosh një qytetar nga një qytet tjetër, ose një afarist që ka punë në Kërçovë, ai është asimptomatik dhe faktikisht bëhet personi zero që do ta infektojë gjithë qytetin”, deklaroi Genc Selmani, këshilltar komunal në Kërçovë.

Epidemiologu Zharko Karaxhoski, duke folur për kërkesën e kryetarit të Kërçovës për “zonë sterile”, tha se masat e propozuara nga qeveria janë për respektim të përgjithshëm e që nëse respektohen nga qytetarët, janë masat më të mira të mundshme për parandalim të përhapjes së virusit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments