14.6 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeKaos në Komunën Tetovës/ Bilall Kasami e largon nga puna, zjarrfikësi shkon...

Kaos në Komunën Tetovës/ Bilall Kasami e largon nga puna, zjarrfikësi shkon para komunës “Mi keni lënë fëmijët pa bukë”

Fatmir Ismaili një ish punëtor i zjarrfikësve sot ka shkuar para komunës për të kërkuar arsyen e ndërprerjes së kontratës si punëtor i NJTKZ-së ku është larguar me dhunë nga disa punonjës të komunës së Tetovës pas zënkës verbale me Besar Durmishin. Sipas tij ai i ka përfunduar të gjitha trajnimet adekuate për intervenime në zjarr, fatkeqësi komunikacioni dhe situata të tjera, por pa asnjë arsyeje ia kanë ndëprerë kontratën

“Kontratën e kam pasur gjashtë muaj, i kam përfunduar të gjitha trajnimet për intervenime në zjarr, fatkeqësi komunikacioni edhe situata të jashtëzakonshme dhe më kanë larguar nga puna” shprehet Ismaili për TS

Sipas Fatmir Ismailit si ish zjarrfikës lajmin për largim nga puna ia ka thënë kryetari i Këshillit Besar Durmishi i cii i ka thënë se nuk shkon në punë nuk ka marrë pjesë në trajnime.

“Lajmin për mos vazhdimin e kontratës ma dha Besar Durmishi i cili më tha se nuk shkojë në punë edhe nuk kam marrë pjesë në trajnimet e duhura” shprehet Ismaili

Sipas tij kjo është një rrenë pasi ai posedon edhe raport që ka kryer të gjitha trajnimet.
“Unë kam raport pune edhe shumë lehtë mund të vërtetohet, pasi ma tha se më është ndërprerë kontrata patëm zënkë verbale me Durmishin ndërsa ai thirri edhe të punësuar të tjerë për të më nxjerr me dhunë nga objekti komunës” thotë për TS Fatmir Ismaili

Nga ana tjetër Fatmir Ismaili thotë se ka persona si zjarrfikës që asnjëherë nuk vijnë në punë dhe marrin paga me kontratë e që janë militant të BESËS. /TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments