12.6 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: S'e kuptoj pse shqetësohen maqedonasit, më kanë mbështetës!

Ali Ahmeti: S’e kuptoj pse shqetësohen maqedonasit, më kanë mbështetës!

“Jemi në një situatë kur kërkohet zgjidhje. lo rastësisht motoja është Bashkë për evropën. Njëherë e kishim zgjidhjen e çështjes së emrit, tani ka vështirësi në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, sepse siç e dini, kjo marrëveshje e obliguar dhe e nënshkruar obligon që ne ta hapim Kushtetutën dhe të bëhet ndryshime, që bullgarët, malazezët dhe kroatët të bëhen kategori kushtetuese”, kështu u shpreh para grave të BDI-së, lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti teksa u foli për rëndësinë e situatës në të cilën gjendet Maqedonia e Veriut, transmeton TV21.
Shtoi se ky procec është politizuar shumë nga maqedonasit, madje sërish përmendi letrat që ia kanë dërguar analistët maqedonas ku i kërkojnë mbështetje.

“Është politizuar shumë kategoria e bashkëqytetarëve tanë. S’e kuptoj dot shqetësimin, por më shkruajnë letra analistë duke thënë se nuk kanë menduar se unë një ditë nuk do të jem në përkrahje të bashkëqytetarëve të mi, që e kanë shumë gabim. I kemi përkrahur, i përkrahim sepse ky shtet është i yni, është shtet i përbashkët dhe çështjet duhet bashkë ri zgjidhim… Parashikimet po dalin, e kam parë se vështirë do ta kemi në këtë çështje sepse janë rrjedha historike që na ngarkojnë”, shtoi më tej Ahmeti, duke thënë se ky problem vjen që nga konferenca e Shën Stefanit, ku gjithçka që i takonte gadishullit ballkanik u nda mes Serbisë dhe Bullgarisë.
“Rastin konkret e kemi pasur në Labunishtë, ku në çerdhen e parë paradite mësohej serbisht, pasdite bullgarisht. Krejt kjo për ndikime kulturore dhe gjuhësore”, tha më tej Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments