8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaHorror në New York, plagosen të paktën 13 persona gjatë të shtënave...

Horror në New York, plagosen të paktën 13 persona gjatë të shtënave në metronë e Brooklynit – raportohet edhe për të vdekur

https://telegrafi.com/horror-ne-new-york-plagosen-te-pakten-13-persona-gjate-te-shtenave-ne-metrone-e-brooklynit-raportohet-edhe-per-te-vdekur/

Disa persona janë qëlluar në stacionin e metrosë në Brooklyn të New Yorkut, e disa mjete të pashpërthyera janë gjetur në atë lokacion, kanë bërë të ditur zjarrfikësit që ishin të parët të mbërritën në vendin e ngjarjes.

Ekipet e zjarrfikësve kanë theksuar se janë lënduar 13 persona, dhe se janë dërguam e urgjencë në spital për tretman. Gjithashtu raportohet se të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, transmeton Telegrafi.

Në rrjete sociale janë shfaqur videot që tregojnë horrorin pas të shtënave si dhe njerëz të shtrirë në tokë – derisa përreth tyre ka shumë gjak.

Ai ishte vërejtur duke hedhur një lloj pajisje në stacionin e metrosë, e më pas ka filluar të hap zjarr, ka bërë të ditur një burim për NBC New York.

Dëshmitarët thonë se bëhet fjalë për një afro-amerikan, por ky informacion akoma nuk është konfirmuar nga policia e New Yorkut.

Deri më tani nuk dihet nëse të shtënat kanë ndodhur në stacion apo brenda ndonjë treni. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments