4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeGreqia hap dyert për turistët në 15 maj, publikon listën e vendeve...

Greqia hap dyert për turistët në 15 maj, publikon listën e vendeve më të sigurta

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se fundmi që tashmë janë gati për të hapur zyrtarisht sezonin turistik të shtunën, më 15 maj.

Mediat bëjnë me dije se në kuadër të sigurisë ndaj përhapjes së Covid

Qeveria greke dëshiron të integrojë të ashtuquajturën “Pasaportë e Gjelbër” që duhet të kenë vizitorët 48 orë para mbërritjes.

Gjatë plotësimit të formularit, përveç aeroportit nga po nisen, destinacionit dhe kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre, vizitorët do të shtojnë të dhënat nga “Pasaporta e Gjelbër” e tyre.

Ata do të tregojnë nëse janë vaksinuar, apo nëse janë sëmurë nga koronavirusi së paku 20 ditë para mbërritjes së tyre, duke treguar një test negativ PCR-je apo antigen-i.

“Pasaporta e Gjelbër” do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe autoritetet greke duan të modernizojnë procesin e inspektimit të plazheve dhe të shmangin bllokimet në aeroporte ose pikat kufitare.

Do të merren gjithashtu hapa për të siguruar vlefshmërinë e “Pasaportave të Gjelbra”. Mediat greke raportojnë se vendet që do të përfshihen në programin e “Pasaportës së Gjelbër” janë: Franca, Malta, Islanda, Holanda, Suedia, Estonia, Letonia, Lituania, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Gjermania, Republika Çeke, Rumania, Qipro, Spanja, Italia, Polonia, Portugalia, Danimarka, Hungaria, Luksemburgu, Finlanda, Belgjika, Irlanda, Sllovakia, Lihtenshtejn, dhe Norvegjia.

Përveç këtyre vendeve, Greqia do të pranojë gjithashtu vizitorë nga Kina dhe Rusia dhe ata të vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse, përveç katër vaksinave të përdorura në vend dhe botën perëndimore (AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna dhe Pfizer).

Qeveria ka vendosur si qëllim të saj 4.5 milionë individë të vaksinuar plotësisht në fund të qershorit, përpara kulmit të sezonit turistik. Ardhja e 1.2 milionë vaksinave Johnson & Johnson do të jetë vendimtare në përshpejtimin e programit të vaksinimit, pasi ato kërkojnë vetëm një dozë./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments