11.7 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeGratë në Maqedoni, ndër më të shkurtrat në Europë! Burrat afër mesatares...

Gratë në Maqedoni, ndër më të shkurtrat në Europë! Burrat afër mesatares eurpoiane

Gratë në Maqedoninë e Veriut janë në mesin e më të shkurtrave në Evropë, ndërsa burrat janë afër mesatares evropiane, tregon analiza “Landgeist”, të bazuar në të dhënat nga NCD-RisC, rrjet i shkencëtarëve të shëndetësisë nga mbarë bota, e cila bashkëpunon me Organizatat Botërore të Shëndetësisë.

Gratë në vendin tonë janë mesatarisht me lartësi trupore prej 160,9 centimetrave, ndërsa më të ulëta se ato janë vetëm gratë nga Qiproja, me 160,6 centimetra. Mes më të shkurtrave në Evropë janë edhe gratë në Portugali, me mesatare prej 161,2 centrimetrave.

Më të gjatat janë gratë holandeze me një mesatare prej 170,4 centimetra dhe ato malazeze me 170 centimetra. Gjatësia mesatare e femrave në Serbi është 168,3 centimetra, në Greqi 165,8, në Bullgari 164,6 dhe në Shqipëri 162,2 centimetra.

Burrat në Maqedoni janë mesatarisht 176.4 centimetra të gjatë. Më të gjatët janë holandezët 183,8 cm, malazezët 180,7 cm dhe estonezët 179,3 cm. Meshkujt më të shkurtër janë në Qipro, me mesatare prej 172,7 cm, në Shqipëri 174,1 cm dhe në Bullgari me mesatare prej 174,2 centimetra.Në Serbi, gjatësia mesatare e meshkujve është 180,7, ndërsa në Greqi 179,3 centimetra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments