12.4 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivër e policisë të SPB Tetovë-Departamentit
të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (05-mars) nga
ora 20.00, me urdhër gjykate, kanë arrestuar 32-vjeçarin
Sh.F. nga Çegrani i Gostivarit. Ai ishte shpallur në
kërkim qëndror për vuajtje të dënimit me burg prej një
viti e katër muajsh, për kryerjen e veprës penale
,,Vjedhje e rëndë” e dënueshme sipas nenit 236 të Kodit
Penal të RMV-së. Personi, menjëherë pas ndalimit,
është dorëzuar në Institucionin Ndëshkues Korrektues
Penal-Burgu Idrizovë në Shkup për vuajtje të dënimit.
……
Dje (05-mars) në orën 16:00, efektivët e policisë të
SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Xh.I. (38)
nga Kamnjani i Tetovës. Ai dyshohet se kishte kryer një
vjedhje të rëndë në shtëpinë e Xh.R. (61) nga i njëjti
fshat, ku kishte marrë më shumë sende. Artikujt e
konfiskuar janë gjetë dhe kthyer pronarit, kurse Xh.R.
është ndaluar në Stacionin policorë për zbardhjen dhe
dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet
parashtresë përkatëse.
……
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (05-mars)
rreth orës 14:15, në rrugën “Radovan Coniç” në Tetovë
kanë privuar nga liria 20-vjeçarin E.O. Gjatë bastisjes së
kryer në shtëpinë e tij me urdhër të gjkatës, janë gjetë
fara marihuane dhe marihuanë. Ai është ndaluar në
Stacionin Policor të Tetovës dhe kundër tij do të
përgaditet kallëzim përkatës.
…….

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments