8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeGjysmë miliardë denarë për uniforma të policisë, por vetëm në maqedonisht

Gjysmë miliardë denarë për uniforma të policisë, por vetëm në maqedonisht

Këto janë uniformat e reja që i ka marrë njësia për operacione speciale policore. Uniforma përfshin komplet të plotë, përkatësisht gjithçka që i nevojitet një nëpunësi policor profesional. Pyetjes nëse në emblemën e uniformave të reja shkruan Maqedonia e Veriut dhe a janë në dy gjuhë, nga MPB na u përgjigjën:

“Po punohet në implementimin e këtyre dispozitave ligjore, si do të ketë mundësi të zbatohet, ashtu edhe do të zbarohet në mënyrë adekuate në uniformat”, u shpreh Toni Angellovski – zëdhënës i MPB-së.

Edhe pse njësitet speciale policore morën gjithçka që u nevojitet, megjithatë uniforma të reja nuk kanë marrë pjesëtarët e policisë kufitare, pjesëtarët e policisë për kompetenca të përgjithshme, nëpunësit policorë për trajnimin e qeneve, të cilët janë rreth 500 në numër. Më shumë se 5 vjet nuk kanë marrë uniforma të reja thotë Kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev.

“Pjesëtarët e fundit që përfundojnë në Qendrën për trajnim, 5 vite me radhë, nga 400-500 policë, gjithsej 2000 policë nuk kanë mare uniforma. Kanë pjesë, dikush pantallona, këmishë, por nuk e kanë kompletin e plotë të uniformës si uniformë”, theksoi Goce Dellçev – kryetar i SPP.

“Këtë vit kemi ndarë gjysmë miliardë denarë nga buxheti për furnizimin e uniformave dhe pajisjeve, kjo është shuma më e lartë e ndarë për këtë qëllim në histori”, shtoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Nga Sindikata e pavarur në protestën e fundjavës së kaluar paralajmëruan se nëse nuk plotësohet një prej kërkesave të tyre, të fitojnë uniforma të reja, në protestën e ardhshme do të shkojnë me pantallona të shkurtra. Nga MPB premtojnë se vazhdojnë me modernizimin dhe furnizimin e rregullt të uniformave dhe pajisjeve për njësitet policore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments