6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaArabia publikon për herë të parë foton e gurit të shenjtë të...

Arabia publikon për herë të parë foton e gurit të shenjtë të Qabesë

Me pjesëmarrjen në pelegrinazhin vjetor të haxhit në Mekë të kufizuar për të dytin vit radhazi për shkak Covid, Arabia Saudite ka lëshuar për herë të parë imazhe të gurit të shenjtë antik të Qabesë.

Autoritete saudite publikuan fotot e atij që njihet si al-Hajar al-Aswad, ose Guri i Zi dhe thanë se në total janë bërë 1,050 fotografi me rezolucion të lartë. Imazhet janë me madhësi deri në 49,000 megapiksel dhe u deshën më shumë se 50 orë për t’u fotografuar dhe zhvilluar.

Guri i Zi, sipas traditës islamike ka rënë në tokë në kohën e Ademit dhe Havës. Sot ai ndodhet i vendosur në kendin jug-lindor të Qabesë. Gjatë haxhit, të cilin muslimanët udhëzohen ta plotësojnë të paktën një herë gjatë jetës së tyre, pelegrinët kryejnë rrotullimin shtatë herë rreth Qabesë në drejtim të kundërt të orës.

Besimtarët zakonisht e prekin me dorë, ose e puthin këtë gurë. Në haxhin e këtij viti, i cili zhvillohet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Arabia Saudite ka kufizuar frekuentimin ditor në 50,000 pelegrinë brenda Xhamisë së Madhe, duke lejuar vetëm individët që janë vaksinuar, ose janë rikuperuar kohët e fundit nga COVID-19, të kryejnë lutje në Qabe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments