8.9 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeGjashtë persona kanë mbetur të lënduar, mes të cilëve katër të mitur,...

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, mes të cilëve katër të mitur, në një aksident të rëndë në magjistralen Shkup – Tetovë

Më datë 09.03.2024 në ora 22:30 në SPB Shkup është raportuar se në magjistralen Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Arnakija-Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet automjetit të udhëtarëve “Audi A4” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.D.(44) nga fshati Dobri Doll-Gostivar dhe automjeti i pasagjerëve “Reno Clio” me targa të Gostivarit i drejtuar nga F.A.F.(46) nga Gostivari, automjeti i të cilit është djegur.

Në aksident kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve, një pasagjer “Audi” dhe tre pasagjere të mitura femra nga automjeti “Reno Clio” të cilët janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Kontrolli në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments