22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeFOTO DËSHMI/ Nëpërmes “NKP Tetova” Kasami fillon të “vjedhë” paratë nga xhepi...

FOTO DËSHMI/ Nëpërmes “NKP Tetova” Kasami fillon të “vjedhë” paratë nga xhepi i tetovarëve

Nuk kanë fund dështimet po edhe tentimet e Bilall Kasamit për të “pasuruar” persona të caktuar nga klani i tij, por duke “vjedhur” e ndikuar negativisht në xhepin e ekonominë e qytetarëve.

Në një denoncim të bërë nga një qytetar i njohur nga redaksia jonë por i cili dëshiron të ngelet anonim thuhet se nga marrja e mandatit të Kasamit janë duke u varfëruar vazhdimisht sepse sipas tij, drejtuesit e rinj të komunës dëmtojnë xhepin e qytetarëve me vendime të gabuara e “banditeske” të cilat shkojnë në favor të klanit të Kasamit.

Së fundmi sipas qytetarit Kasami po tenton që nëpërmes rritjes së kubikëve të harxhuar të për ujë ti rrisë faturat e ujit të cilët qytetarët duhet t’i paguajnë tek Ndërmarrja Publike Tetova “Tetovë”, e cila drejtohet nga kuadër i Lëvizjes Besa.

Qytetari thotë se kjo rritje e faturave bëhet në mënyrë të padrejtë sepse siç thotë lexuesit e orë matësit asnjëherë nuk kanë shkuar në shtëpinë e tij për të parë se sa realisht ai ka harxhuar ujë.

Denoncimin e tij, qytetari e ka bazuar në faturat për tre mujorin e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments