Formimi i policisë komunale po zhvillohet ngadalë, propozimi pret dritë jeshile nga Qeveria

54

Formimi i policisë komunale për kontroll të shtuar mbi mbrojtjen e mjedisit ka ngecur në institucione. Edhe pse sipas programit qeveritar, nga ky vit duhej të kishte policë komunal, nga Qeveria nuk u përgjigjën konkretisht se kur do të fillojë kjo patrullë e re mjedisore. Ideja për policinë komunale erdhi nga Qyteti i Shkupit. Nga atje, dy vjet më parë, dërguan nismë që të miratohet propozim- ligj për policinë komunale deri në disa ministri. Megjithatë, Ministritë e transportit dhe lidhjeve, Ministria e mjedisit dhe Ministria e Brendshme nuk janë prononcuar ende, gjë që është e nevojshme që teksti ligjor të shqyrtohet në seancë qeveritare.

Projekti për policinë komunale, të cilin Qeveria e ka mbështetur plotësisht, synon të rrisë kompetencat e inspektorëve aktual komunal dhe eko-patrullave, me çka do të mund të marrin masa për kryesit e veprimtarive të dëmshme për mjedisin. Mbrojtja e mjedisit është ndër përparësitë kryesore të qeverisë këtë vit dhe pjesë e “Aksionit 21” –  njoftojnë nga Qeveria.

Policia komunale është ide e mirë dhe duhet të formohet sa më shpejt të jetë e mundur, thonë ambientalistët. Sipas Eco Guerilla, mund të merret shembulli i Shqipërisë, ku policia komunale vepron për më shumë se dy dekada, që nga viti 1997. Megjithatë, ende janë në pritjet.

Policët komunal do të kenë për detyrë t’i përndjekin shkelësit e ligjeve komunale dhe do të jenë pjesë e komunave. Ata do të ndëshkojnë qytetarët që hedhin mbeturina në mes të rrugës, ndërtojnë deponi ilegale, djegin goma, shkatërrojnë kontejnerë. Gjithashtu do të dënojnë edhe për parkim të gabuar, uzurpim të hapësirës publike, ndërtim apo shitje të paligjshme. Policët komunal do të dënojnë cilindo për muzikë me zë të lartë apo edhe ngasjen e makinave përgjatë shëtitores. Tani nëse një inspektor ju kap duke hedhur mbeturina në tokë, ai nuk mund t’ju dënojë, ndërsa policët komunal do ta kenë një mundësi të tillë.