15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaEkonomiFëmijët dhe të afërmit e politikanëve të RMV-së, kanë dyqane për kredi...

Fëmijët dhe të afërmit e politikanëve të RMV-së, kanë dyqane për kredi të shpejta

Në biznesin me kredi të shpejta, i cili në RMV “peshon” 150 milionë euro, ku janë regjistruar 35 firma, përveç përfshirjes së oligarkut rus dhe biznesmenëve nga shtetet tjera, janë të përfshirë edhe familjarë dhe të afërm të politikanëve të vendit, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase

Gruaja e xhaxhait të Zoran Zaevit

Një mbiemër që e tërheqë vëmendjen është familjar i ish kryeministrit Zoran Zaev, gjegjësisht gruaja e xhaxhait, Ubavka Zaeva. Ajo është pronare e shoqërisë financiare “Peon” nga Strumica. Drejtuese e firmës është vajza e saj Katerina Bojoviq Zaeva. Ubavka është nëna e Trajçe Zaevit, i cili është i njohur për bizneset për prodhimin e kanabisit mjekësor, të cilat i filloi derisa djali i xhaxhait, Zoran Zaev ishte në pushtet.

Ndërmarrja Peon, është themeluar në vitin 1996 si kursimore, ndërkaq me licencë për kredi të shpejta dhe dhënie të garancive është pajisur në vitin 2013. Kjo kompani është themeluar me 800.000 euro dhe me të ardhura vjetore prej rreth 400.000 euro. Në dy vitet e kaluara ka fituar prej 170.000 deri në 270.000 euro.

Djali i Lupço Georgievskit

Në këtë biznes është edhe djali i ish kryeministrit të VMRO-DPMNE-së dhe tani kryetarit të VMRO-Popullore, Luçpço Georgievski.

Djali i tij, Llav, gjatë kohës së pandemisë së Covid-19 ka hapur firmën “Premium Fajnans” me 100.000 euro, ndërkaq ka fituar nga 5.000 euro në vit. Georgievski, përveç se me politikë, merret edhe me ndërtimtari, ka dy firma.

Djali i Zoran Verushevskit

Edhe djali i ish agjentit Zoran Verushevski vjet ka hapur “shitore për para”. Verushevski ishte i njohur në opinion, pasi që ai ia kishte dhënë Zoran Zaevit materialet e përgjuara, të cilat ishin bërë në mënyrë të paligjshme në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit derisa me të ka udhëhequr drejtori Sasho Mijallkov.

Djali i Verushevskit, Aleksandar gjithashtu është pronar i një firme për kredi të shpejta, të cilën e ka hapur vitin e kaluar me emrin “General Fajnans” me filiale në Strugë dhe Shkup. Vetëm në vitin 2023 ka pasur 43.000 euro të ardhura dhe ka përfituar 20.000 euro, gjegjësisht gjysma e të ardhurave janë fitim.

Një muaj pas hapjes së biznesit, Verushevski i ka mbyllur firmat në gushën e lojërave të fatit dhe njëra e cila ka punuar në prodhimin e preparateve farmaceutike.

Emri i djalit të Verushevskit është përmendur në një sërë skandalesh dhe është akuzuar për vepra të rënda penale, ndërkaq në fund akuzat kanë mbaruar për vepra më të lehta. Në vitin 2005 Aleksandar u dënua me një vjet burg “tentim për zhvatje”” në kafe-barin “Ädmiral” në Strugë, ndërkaq u lirua nga akuza për posedim të palejueshëm të armës. Në vitin 2007, presidenti i atëhershëm Branko Crvenkovski e fali, gjegjësisht e liroi nga mbajtja e burgut.

Biznesmeni Siljan Micevski

I përfshirë në biznesin me kredi të shpejta është edhe biznesmeni nga Manastiri, Siljan Micevski i cili ishte i njëri prej shtatë të arrestuarve për aferën më të madhe të skemës piramidale në Maqedoni “TAT” në fund të viteve 90-ta. Në proces gjyqësor, ai u lirua nga akuza.

Ai ishte edhe dëshmitar në proceset gjyqësore të ish Prokurorisë Speciale të RMV-së. Ai dëshmoi për rastin “Talir”, ndërkaq para Gjykatës tha se personalisht ia ka dorëzuar 10.000 euro kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Me seli në Manastir, Micevski, e ka formuar firmën për kredi të shpejta “Pelister”. Ai ka edhe një firmë tjetër me të njëjtin emër, por ajo merret me ndërtimtari. Vitin e kaluar ka realizuar qarkullim rreth 100.000 euro, ndërkaq ka lajmëruar humbje prej 80.000 euro.

Djemtë e Boris Stojmenovit

“Krediten centar BS”, është firma për kredi të shpejta në RMV, e cila ka përfituar më së shumti në dy vitet e kaluara. Kjo firmë është e themeluar nga djemtë e biznesmenit dhe politikanit Boris Stojmenov, Marjan dhe Emil.

Vitin e kaluar, “Krediten centar BS” ka pasur të ardhura në vlerë prej 3,7 milionë euro, prej të cilave i ka fituar 1,5 milion euro, apo 100.000 euro më shumë se vitin paraprak.

Emrat e tyre paraqiten edhe në strukturën e pronarëve të shoqërisë financiare EURO MK, e themeluar në vitin 2013 me 130.000 euro.

Stojmenov ishte ministër i Financave në Qeverinë e Georgievskit në vitin 1998, ndërkaq u bë deputetët në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit, në vitin 2011.

Ai dhe djemtë e tij dy dekada juridikisht për dy dekada ndërrohen në strukturën e pronësisë të televizionit nacional Kanal 5. Familja Stojmenov merret edhe me ndërtimtari dhe hotelieri. Ata gjithashtu e sheshin ujin “Davina”, ndërkaq për burimin posedojnë koncesion deri në vitin 2044. Ata e drejtojnë edhe shtypshkronjën “11 Tetori”, e cila që nga formimi i shtetit i shtyp bankënotat.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme, REL njoftoi se biznesmeni kontrovers rus, Oleg Viktoroviç Bojko i cili gjendet në listën e të sanksionuarve në Ukrainë, Kanada dhe Australi, për shkak të mbështetjes së Qeverisë së Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës, ka firma për kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut. Firma e Bojkos i posedon brendet për kredi të shpejta “Forca” dhe “Kredi”, ndërkaq para ca kohësh firma e tij e ka paralajmëruar edhe produktin “Hipokredit” me të cilin mund të merrni kredi prej 65.000 eurosh duke lënë në hipotekë pronë me afat për pagesë prej 15 vitesh.

Sa fitojnë ?

Sipas kalkulatorëve të publikuar nga disa nga kompanitë financiare, normat e interesit për këto kredi të shpejta variojnë nga 10 deri në 20 për qind, ndërsa dënimet për vonesë në pagesën e kësteve janë nga 900 deri në 1.500 denarë në disa prej këtyre kompanive. Kjo do të thotë se nëse kërkoni kredi prej 60 mijë denarë si kredi afatshkurtër për një vit pagesë, në kartelë do të transferohen 58 mijë denarë dhe për 12 muaj duhet të ktheni 70.188 denarë, sipas kalkulator i një “dyqani parash”.

Nga gjithsej 35 kompani financiare, 60 për qind ose 23 kompani janë themeluar nga qytetarë të Maqedonisë. Të dhënat e Regjistrit Qendror tregojnë se vitin e kaluar këto 22 kompani kanë marrë gjithsej 12 milionë euro si të ardhura, nga të cilat 3.6 milionë janë fitime neto. Në vitin paraprak 2021, këto kompani kishin një hyrje të vogël prej gati dy milionë eurosh, por të ardhurat e tyre arritën në 3.2 milionë euro.

Megjithatë, ky fitim është vetëm një e pesta e fitimit total të realizuar vitin e kaluar nga të gjitha kompanitë financiare së bashku.

Në vazhdim do të lexoni se cilat kompani të themeluara me kapital të huaj kanë fituar më shumë nga biznesi me kredi të shpejta në Maqedoni…rel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments