6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeEngel: Specialja pa mandat, Amerika do ta monitorojë punën e saj –...

Engel: Specialja pa mandat, Amerika do ta monitorojë punën e saj – në Kosovë krimet u kryen nga Millosheviqi

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka lëshuar një deklaratë për media ku thotë se vlerëson dorëheqjen e presidentit Hashim Thaci, pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja, mirëpo thotë se ‘është i shqetësuar seriozisht se si gjykata po vepron jasht mandatit”.

“Në Kosovë, Presidenti Hashim Thaci tregoi respekt ndaj rendit dhe ligjit duke lëshuar zyrën pas akuzave nga prokuroria e Gjykatës Speciale. Nuk do të komendoj specifikisht për akuzat me të cilat përballes, mirëpo Kongresi do ta monitorojë nga afër punën e kësaj Gjykate për t’u siguruar që po zbatohet rendi dhe ligji dhe të drejtat e të akuzuarve në këtë rast dhe raste të tjera””

“Sidoqoftë, unë shpreh shqetësimet e mia të sinqerta lidhur me atë se si Gjykata Psciale po vepron jashtë mandatit. Statusti përmes të cilit është krijuar Gjykata Speciale nuk është e limituar të akuzojë vetëm shqiptarët. Ligji që ka krijuar Gjykatën thotë se juridiksioni i saj mubluon krimet e luftës që ndodhën specifikisht gjatë kohës së luftës. Fatkeqësisht, duket se ajo po shndërrohet në një gjykatë etnike – duke akuzuar vetëm shqiptarë të dyshuar për krime”.

“Dua të jem i qartë: Cdokush që dyshohet për krime lufte duhet të gjykohet, pavarësisht etnisë. Por, shumica e krimeve gjatë kësaj kohe në Kosovë janë kryer nga ushtria e Millosheviqit dhe fushata e tij për spastrim etnik”, thuhet vec tjerash në deklaratën e Engel.

Ne fund, Enel thotë se ‘zyrtarë qeveritarë serbë që ishin të involvuar në gjenocid janë larg kapjes nga Gjykata Spciale”.

Ai thotë se do të kërkojë nga Departamenti i Shtetit që ta monitorojë Gjykatën Speciale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments