4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeEdhe Ali Ahmeti uron Albin Kurtin për fitoren

Edhe Ali Ahmeti uron Albin Kurtin për fitoren

ideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar zë gjitha insititucionet e Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve gjithashtu ka uruar Albin Kurtin për fitoren,

“Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor.
Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët.
Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane.
Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDI-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë” thuhet në urimin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments