9.9 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeE konfirmon ministri Osmani: Viktima nga vrasja e djeshme në Prishtinë është...

E konfirmon ministri Osmani: Viktima nga vrasja e djeshme në Prishtinë është nga Shkupi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e ka konfirmuar se personi që është qëlluar për vdekje me armë gjatë mbrëmjes së djeshme në “Rrugën C” në Prishtinë është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se viktima është nga Shkupi, por nuk bëri të ditur më shumë informacione.

“Institucionet tona kanë komunikuar me autoritetet e Kosovës dhe kanë konfirmuar informacionin e publikuar në opinion për shtetasin tonë të qëlluar në Kosovë, por sigurisht që institucionet tjera do të japin më shumë detaje.

Ne si MPJ bëmë kontaktin e parë dhe e konfirmuam lajmin”, është përgjigjur shkurt Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments