12.3 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaDy oligarkë rusë u gjetën të vdekur brenda dy ditësh

Dy oligarkë rusë u gjetën të vdekur brenda dy ditësh

Dy oligarkë rusë u gjetën të vdekur brenda dy ditësh, së bashku me gratë dhe vajzat e tyre.

Vladislav Avayev, një ish-zëvendës president i Gazprombank, u gjet i vdekur me një plagë me armë zjarri në banesën e tij në Moskë të hënën, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, transmeton portal arbresh.info

Departamenti i Hetimeve të Moskës nuk i dha emrat e viktimave në njoftimin e tij publik për rastin, por Tass tha se një burim i paidentifikuar konfirmoi identitetin e tyre, raporton Business Insider.

Hetuesit shkruan në një deklaratë se ata mbrojnë teorinë se Avayev vrau gruan dhe vajzën e tij dhe më pas veten.

Më shumë se 3 mijë kilometra larg, në Spanjë, një tjetër oligark, i quajtur Sergei Protosenya, u gjet i varur, ndërsa gruaja e tij dhe vajza u goditën me thikë për vdekje, aportoi kanali televiziv spanjoll Telecinco.

Pranë trupit të Protosenyas ishin një thikë e përgjakur dhe një sëpatë, raportoi Telecinco.
Protosenya ishte ish-zëvëndës president dhe kryefinancier i Novotek, një kompani e madhe gazi që, sipas Business Insider, kishte lidhje të ngushta biznesi me Gazprombank.

Së bashku me gruan dhe vajzën e tij, ai jetonte në një vilë luksoze të marrë me qira në Lloret de Mar, një qytet bregdetar katalanas pranë Barcelonës.

Policia u lajmërua nga djali i Protosenjës, i cili tentoi pa sukses të kontaktonte me familjen nga Franca.

Policia katalanase konfirmoi të martën se po hetonte tre vdekje, pa dhënë emra. Teoria sipas mediave ndërkombëtare është se ai e vrau gruan dhe vajzën e tij, ndërsa më pas vrau veten.

Ai nuk la asnjë mesazh dhe nuk kishte njolla gjaku në trupin e tij, raportoi El Punta Vui, pa cituar burime. Pasuria e tij ishte rreth 4.3 milionë dollarë.

Asnjëri nga viktimat nuk ishte vënë në listën e sanksioneve./arbresh.info/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments