16.8 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaDëmet nga pushtimi rus në Ukrainë arrijnë afër 60 miliardë dollarëve, thotë...

Dëmet nga pushtimi rus në Ukrainë arrijnë afër 60 miliardë dollarëve, thotë Banka Botërore

Sipas Bankës Botërore, rindërtimi i të gjitha ndërtesave dhe infrastrukturës së dëmtuar në Ukrainë gjatë pushtimit rus, do të kushtojë afërsisht 60 miliardë dollarë.

Presidenti David Malpass tha në një konferencë të Bankës Botërore se vlerësimi i hershëm i kostove “të ngushta” të dëmit nuk përfshin kostot ekonomike në rritje të luftës ndaj Ukrainës, shkruan sky, transmeton portal arbresh.info

Shkalla e dëmit mbetet e paqartë në disa zona, si Mariupoli i bombarduar rëndë, megjithëse është sugjeruar se 90% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar.

“Sigurisht me luftën në vazhdim edhe kostot do të rriten”, tha ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukrainës do t’i duheshin 7 miliardë dollarë në muaj për të kompensuar humbjet ekonomike të shkaktuara nga lufta.

Ai u kërkoi fuqive globale që të prishin menjëherë marrëdhëniet me Moskën, pavarësisht sanksioneve të rënda të vendosura nga Perëndimi./arbresh.info/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments