“Durrësi, Dubai i mesdheut”/ Kryeministri -Luli shef këtë gocën dhe e sheh të mërzitur e i thotë martohu bëj fëmijë lekët do t’ja jap unëm ( video)

69

Kryesocialisti Edi Rama ia dedikoi paraditen e të shtunës të rinjve durrsak të cilët më 25 Prill votojnë për herë të parë.

Arkitektëve të tentativës së ngritjes së një furtune në gotë me patronazhistët e PS, Edi Rama u tha se kjo fjalë është deformuar.

Rama: Kanë zbuluar fjalën patronazhist duke e deformuar kuptimin ata nuk e dinë që PS është një familje ku të angazhuarit punojnë pas pune pas shkolle duke marrë nga koha e lirë duke mbuluar territorin, duke pasur komunikim lagje më lagje derë më derë. Beteja e PS përditë për të fituar zemrat e njerëzve dhe mendjen. Çuditen pastaj, me gafurrjen se u takon fitorja, dhe kur hynë në fushën e lojës me ne dhe kur bie bilbili shikojnë tabelën dhe është 74 deri 78.

Se çfarë përfaqëson Lulzim Basha, Rama e shndërroi në personazh sikur të ishte në një komedi one man shoë.

Rama: Luli shef këtë gocën dhe e sheh të mërzitur e i thotë martohu bëj fëmijë lekët do t’ja jap unë…Me një fjalë jeta osht qejf me Lulin…Rama ik….
Dardha e ka bishtin mbrapa…prandaj është test në këto zgjedhje.

Jo vetëm thjesht transformim të portit të Durrësit tha Edi Rama.

“Porti i ri me fillimin e punës në kantier për të ngritur shkollën profesionale të klasit të parë bashkë me kompaninë EMAAR. “Porti Durrësit Dubai Mesdheut”