Rama: Bullgaria e bllokon Maqedoninë për interesa të veta

35

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hedhur akuza të rënda deri te Bullgaria, pasi siç thotë, për interesa të veta është duke e bllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Këtë, Rama e tha derisa fliste për pritshmëritë për konferencën ndërqeveritare.

“Po të shohësh lajmet e fundit, që i marrim informacionet dhe nga procesi, duket sikur konferenca e parë ndërqeveritare…. Shiko çfarë ndodh tani, në momentin kur gjërat bëhen gati, tap del Bullgaria atje bllokon Maqedoninë. Për çfarë e bllokon Bullgaria Maqedoninë? Hë? E bllokon për interesa të veta. E bllokon për dinamikën e brendshme të veten atje dhe mban peng Maqedoninë. Dhe, tani, do ta shohim si do të ndodh, por një shtet tjetër, që jo se nuk e do Maqedoninë, apo nuk na do ne, por se populli i vetë, mendon se shumica, ata që më votojnë mua nuk e duan më zgjerimin, nuk duan të tjerë”, tha Rama në intervistë për Vizion Plus, transmeton TV21.

Por, Rama ka shkuar më tej, thotë se sikurse Zvicra të kishte emrin Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, edhe asaj do t’i thuhej: nuk ke mundësi të hysh më shpejtë.

“Sikur Zvicrës ti vie emrin Shqipëri apo Maqedoni e Veriut, dhe ja sikur gjithçka çfarë ka Zvicra të sillje këtu, gjithçka, por ti je Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, nuk ke mundësi të hysh më shpejtë”, deklaroi Rama./TV21