BallinaOpinionDritan Goxhaj / Hajde bombardojmë Iranin-Pjesa e dhjetë

Dritan Goxhaj / Hajde bombardojmë Iranin-Pjesa e dhjetë

Kurthi i trekëndëshit gjeostrategjik

Në gjeometri forma më e fortë dhe më e qëndrueshme konsiderohet trekëndëshi, pasi ai mbetet i pandyryshuar nën çdo lloj presioni, pasi kur një forcë ose ngarkesë aplikohet në një nga cepat e trekëndëshit, ajo shpërndahet në mënyrë të barabartë përgjatë tre anëve.

E solla ilustrimin e kësaj figure gjeometrike për të krijuar idenë e aleancës strategjike midis Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Dhe ky trekëndësh strategjik i formuar nga këto të treja po vepron si bllok kundër hegjemonisë perendimore që e njohim si një trekëndësh tjetër po më i vjetër- Amerikë, Europë, Japoni – e njohur ndryshe si Triada.

Në politikën amerikane të sotme as edhe një zyrtar i saj nuk i ka kuptuar rreziqet afatgjata të kësaj aleance ndaj hegjemonisë Amerikane. Por vetëm një indiviv në 1997, Këshilltari për Siguri Kombëtare Brzezinski pat shkruar në librin e tij : “Skenari më i rrezikshëm do të ishte një koalicion i madh midis Kinës, Rusisë dhe ndoshta Iranit, jo të bashkuar nga ideologjia, por nga një armiqësi e përbashkët ndaj Amerikës”.

Dhe konteksi i kësaj është një krizë e rritjes së konfrontimit gjeopolitik në mënyrë që të vërë në pikëpyetje unipolaritetin e Triadës, si nga ana politike po ashtu edhe nga ana ushtarake me qëllim shkatërrimin e arkitekturës së sigurisë aktuale.

Dhe në dy vizitat e fundit të Ministrit të Jashtëm të Iranit në Moskë dhe në Beijing u fol pikërisht për këtë “arkitekturë sigurie”.

Dhe ky term “Arkitekturë sigurie” në Gjirin Persik nuk është gjuhë e re dipllomatike e përdorur për herë të parë në këto dy vizita.

Rusia e ka propozuar një “Arkitekturë të re sigurie kolektive në gjirin Persik” që në 2019, propozim që Lavrovi e bëri edhe më 28 shkurt, ditën që filloi agresioni ndaj Iranit.

Por kjo nuk do të thotë se Rusia dhe Kina do të hynë në luftë të drejtpërdrejtë me Amerikën.

Në vend të kësaj këto kanë formuar këtë aleancë strategjike që për momentin mund të konsiderohet si “Aleanca e Rezistencës”, duke afruar mbështetje të mjaftueshme Iranit me qëllim që ai të rezistojë ndaj këtij agresioni dhe si pasojë të arrijë të shterojë të gjitha burimet e mundshme amerikane.

Kjo nuk do të thotë se Irani do fitojë konvencionalisht në këtë përballje kinetike direkte me Amerikën, por qëllimi është që të përdoret Irani si mjet për të dobësuar:

1. supremacinë globale të Amerikës

2. tendosur kapacitetet ushtarake amerikane

3. të krijojë dhe ekspozojë përcarje në aleancën e Amerikës

4. të demostrojë se Amerika nuk është në gjendje të diktojë më në Lindjen e Mesme

5. të dëshmojë se Amerika nuk është më në gjendje të ofrojë siguri në Lindjen e Mesme.

Dhe në momentin që i arrin të pestë këta objektivë, atëherë zëvendësimi i arkitekturaës aktuale të sigurisë nga një e re, bëhet vetëm çështje burokratike.

Por lind pyetja: si do e arrijë ky trekëndësh i ri këtë?

Në shërbim të kësaj strategjie Irani është ai që e bëri lëvizjen e tij për këtëj qëllim me datë 8 maj, duke sulmuar ushtarakisht 3 anije ushtarake Amerikane në ngushticën e Hormuzit.

Lind pyetja se si një operacion ushtarak i shkallës taktike – diçka e vogël, dhe në dukje e përmbajtur – mund të funksionojë si një kurth strategjik që dëmton hegjemoninë globale Amerikane, dhe në të njëjtën kohë t’i shërbejë interesave kineze dhe ruse?!

Në teorinë strategjike kjo quhet : “provokim taktik me pasoja strategjike”, dhe në teorinë ushtarake njihet si: mashtrim i kombinuar me kontroll reflektiv duke e detyruar armikun të marrë vendime të parashikueshme dhe vetëdëmtuese.

Goditja taktike që Irani i bëri anijeve amerikane e futi Amerikën në një nga dilemat gjeostrategjike më të sofistikuara që mund të mendohet, pasi çdo lloj përgjigje që Amerika do të bënte e çon atë në një humbje strategjike.

Le ta shpjegojmë më qartë, kjo njihet si : Lidhje e dyfishtë.

Një lidhje e dyfishtë është kur edhe opsioni A, por edhe opsioni B të çojnë në humbje.

Në rastin konkret:

Irani goditi në mënyrë të limituar tre destrojerët amerikanë, amerika vendosi vetëm të kundërpërgjigjet në aspektin e vetmbrojtjes, duke goditur vetëm pozicionet nga ku u goditën anijet amerikane.

Irani priste që Amerika me gjithë retorikën e presidentit të saj të rifillonte fushatën e bombardimeve masive.

Por Amerika vendosi të mos e përdori këtë shanc të dhënë nga Irani për të rinisur luftën totale, njësoj si në datë 28 shkurt.

Le t’i shohim opsionet specifikisht për të kuptuar më mirë.

Opsioni A: Amerika bomabrdon Irani

Mbingarkesë ushtarake: Asetet ajrore dhe detare amerikane tejet të tendosura për shkak edhe të luftës në Ukrainë por edhe të bombardimit 30 ditor në Iran, do të kërkonte një angazhim të ri disa javor që mund të shkoi deri në 45 ditë, aq sa është edhe kapaciteti magazinues i municionit që do të përdoret në këtë bombardim të ri.

Përshkallëzim rajonal: Irani rifillon goditjen me raketa sërish ndaj Izraelit dhe ndaj vendeve arabe aleate të Amerikës, duke e zgjeruar kështu sërish konfliktin përtej kontrollit amerikan.

Shok ekonomik: një rifillim i ri luftës do të sillte rritje të menjëhershme dhe të madhe të çmimit të naftës dhe gjith derivatëve të tjerë të saj, duke rritur kështu kosotot direkte të qytetarëve amerikanë dhe atyre europianë ku bëjmë pjesë edhe ne.

Dhe këtu është edhe kurthi strategjik i cili sjell përfitime direkte për Kinën pasi në këtë opsion asetet amerikane detare dhe ato ajrore, shumica e tyre do të përqëndrohen në këtë rajon, duke lënë kështu vetëm një prezencë shumë të reduktuar amerikanë si në Detin e Kinës së Jugut, por edhe në ngushticën e Tajvanit, duke i dhënë mundësi manovrimi të menjëhershme të gjithë aseteve kineze për tu ripozicioniar në pika detare më strategjike të cilat do të jenë lënë bosh nga largimi i aseteve amerikane.

Por në këtë rast edhe Rusia do të përfitonte pasi gjithë vëmendja globale dhe ajo e zbulimit strategjik amerikan do të fokusohej e gjitha në Iran, duke e larguar totalisht vëmendjen nga Ukraina.

Gjithashtu do të kishim sërish zbehje të sanksioneve për nevoja të energjisë globale, ku kjo e fundit do të sillte ashtu si po sjell fitime akoma më të mëdha ekonomike për Rusinë, shkak i shitjes së naftës dhe derivateve të saj me çmim shumë herë më të lartë.

Bombardimet normal që bëjnë shkatërrim të madh në Iran, por ato në asnjë mënyrë as nuk e ndalin programin rraketor, e as atë bërthamor të pasurimit të uraniumit për nevoja civile, dhe as që e rrëzojnë qeverinë dhe regjimin, por sa e bëjnë atë edhe më nacionalist dhe më sfidues se më parë.

Edhe në rast se Amerika do e konsideronte dëmin fizik ndaj Iranit si fitore sërish rezultati strategjik mbetet negativ.

Opsioni B: Amerika nuk bombardon Iranin

Rënia e besueshmërisë: Çdo shtet i Gjirit Persik pa se si u tërhoqën destrojerët amerikanë dhe se si Amerika nuk arriti të mbrojë Emiratet.

Dhe këtu fillon ajo që konsiderohet si: riorganizim i alenacës. Shtetet arabe të Gjirit fillojnë bisedime sekrete me Kinën dhe Rusinë për garanci sigurie ndaj Iranit dhe fillojnë diversifikojnë partneritetet e tyre ushtarake.

Dhe kjo sapo ka ndodhur, pasi Pakistani dhe Egjipti kanë çuar asete ushtarake ajrore për të garantuar që Irani nuk bombardon ato baza ushtarake ku këto asete janë vendosur, dhe këto asete jane asete kineze në rastin e Pakistanit, dhe franceze në rastin e Egjyptit të shitura këtyre vendeve.

Pra jo asete amerikane.

Dhe ky është momenti kur monopoli Amerikan mbi sigurinë e Gjirit Persik sapo ka pësuar krisjen e parë që do e çojë në thyerje.

Irani sapo ka treguar se ai mund të godasë Amerikën dhe aleatët e sajë pa u ndëshkuar nga supremacia Amerikane, kështu sulmi tjetër do të jetë më i madh, dhe objektivi tjetër shumë herë edhe më i guximshëm.

Në këtë rast kurthi strategjik shfaqet ndryshe.

Hegjemoni e reduktuar: Amerika nuk shihet më si një garanci globale e sigurisë, por vetëm si një fuqi e fokusuar ngushtësisht vetëm tek interesat e veta. Dhe ky perceptim fillon këtu në Gji dhe përhapet në gjithë Azinë.

Dhe në këtë moment Rusia dhe Kina fitojnë influencë, pasi ato mund t’ju afrojnë vendeve arabe të Gjirit atë që Amerika nuk arrin dot t’jua sigurojë tashti – mbrojtje diplomatike, veto në OKB, partneritet ekonomik, dhe një epokë të re të bashkpunimit shumëpolar ku diktati amerikan ka mbaruar.

Dhe në fund, Irani fiton pa luftuar duke arritur qëllimin strategjik – ekspozimin e dobësisë Amerikane – pa lëshuar as edhe një raketë.

Kjo rrugë e zgjedhur nga Amerika është më pak dramatike, por shumë herë më dëmtuese në një plan afatgjatë.

Amerika në ktë rrugë që zgjodhi nuk humbet një betejë por gjithë luftën në një betejë, ku aleatët në Gjirin Persik do fillojnë të rrëshkasin një e nga një, muaj pas mujai, ose vit pas viti.

Tashti Amerika po përballet me një realitet të ri strategjik për të cilin nuk e ka përgatitur dot doktrina e Luftës së Ftohtë, së shekullit të kaluar.

Me kurthin startegjik me anë të një veprimi taktik e kanë vënë Amerikën jo më përballë një problemi për tu zgjidhur, por përballë një gjendje strukturore, ku asnjë lloj manovre nuk e ndryshon faktin se hapësira për veprim sa vjen e ngushtohet deri në mbyllje.

Dhe në këtë rast Amerikës nuk i ka mbetur të zgjedhë misid një fitoreje ose një humbjeje, por të zgjedhë vetëm midis dy humbjeve – një katastrofike e të menjëhershme – ndërsa tjetra kronike dhe të pakthyeshme më vonë.

Ky kurth strategjik nuk u bë përshkak se Amerika është e paaftë, por sepse kushtet strukturore të fuqisë globale kanë ndryshuar.

Amerika nuk mund të jetë kudo, të bëjë gjithçka e të mbrojë të gjithë njëkohësisht.

Akoma aletaët kanë pritshmëri mbi hegjemoninë Amerikane, akoma aleatët presim mbrojtje, ndërkohë që kundërshtarët vazhdojnë të testojnë kufijtë dhe limitet dhe të vënë në provë perimetrin e saj, por hendeku i krijuar midis asaj që mund të bëjë dhe asaj çka aleatët presin, është bërë një hapësirë aq a madhe sa e bën të mundshme bërjen e një kurthi të tillë strategjik.

Dhe këtë herë Amerika po përballet me një tragjedi strategjike, jo me një problem strategjik.

Ndryshimi është se problemi ka gjithnji një zgjidhje, ndërsa tragjedia nuk ka.

E gjithë kjo e shpjeguar më lart nuk do të thotë që Amerika të humbi në kuptimin e një disfate ushtarake, por ka humbur supremacinë globale, kapacitetitn për të diktuar në Lindjen e Mesme dhe kapacitetin për të ofruar siguri në Lindjen e Mesme.

Kjo do të thotë fundin e një epoke, dhe fillimin e një epoke tjetër të konkurencës së fuqive të mëdha në një botë ku asnjëra fuqi e vetme nuk mundet më të imponojë vullnetin e saj politik pa rrezikuar të bjeri në një kurth të njëjtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments